Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreshnik Spahiu: Jeta e njeriut në Shqipëri është e pavlerë (VIDEO)
English

Kreshnik Spahiu: Jeta e njeriut në Shqipëri është e pavlerë (VIDEO)

Ngjarjet e ditëve të fundit, kur krimi ka marrë jo pak jetë njerëzish, kanë sjellë edhe reagimin e Aleancës Kuq e Zi e cila ka vendosur të thërrasë në një diskutim përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë përkatës. Në këtë tryezë, kryetari i AK-se, Kreshnik Spahiu, e vuri theksin tek programi që forca politike që ai drejton e ka prioritet mbi prioritetet jetën e njeriut. Spahiu lëshoi akuza te ashpra ndaj qeverise dhe konkretisht ndaj Ministrisë se Brendshme që sipas tij fshehin statistikat e krimit ne vend. Në këtë tryezë një rëndësi e madhe i'u kushtua edhe familjeve te ngujuara në zona të ndryshme të vendit.
1259
“Vrasjet, plagosjet dhe të gjitha krimet kundër jetës së njeriut nëpër rrugët e Shqipërisë janë kthyer në një rutinë të përditshme për shoqërinë shqiptare, e cila tashmë nuk po përballet me fenomene si vrasja, përdhunimi, grabitja dhe keqtrajtimi, por prej kohësh qytetarët e këtij vendi po përballen me brutalitetin e krimineleve, të cilët po presin koka, copëtojnë trupa dhe makabratitete hollivudianë të këtij lloji,” thuhet në deklaratën e AK.

“Aleanca Kuq e Zi deklaron se është fatkeqësi kombëtare që në shtetin shqiptar e vetmja gjë pa vlerë është jeta e njeriut.

Niveli i krimeve kundër jetës, në të cilat përfshihen vrasjet, tentative për vrasje, plagosjet, aksidentet etj është nga më të lartët në rajonin, nivele të arritura jo gjatë vitit të fundit, por prej disa vitesh dhe shteti në Shqipëri është inekzistent në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problem jetik për shoqërinë shqiptare. Përpara se të niste lufta në Siri, Shqipëria e kishte numrin e vrasjeve më të lartë se Afganistani dhe më të lartë se Iraku në raport kjo me numrin e popullsisë.

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Brendshme vazhdojnë të fshehin statistikat për përqindjet dhe nivelin e kriminalitetit,” vijon deklarata e AK.

KOMENTE