Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i SHISH, Bahri Shaqiri shkarkohet nga detyra. Emërohet Visho Lika
English

Kreu i SHISH, Bahri Shaqiri shkarkohet nga detyra. Emërohet Visho Lika

"Eshtë me rëndësi jetike që Sherbimi Informativ i Shqiperise të mbetet profesional, i pavarur dhe i lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike. Jemi të shqetesuar që projektligji i minon këto parime. Ky projektligj i ngarkon përgjegjësi të reja brenda vendit Shërbimit Informativ të vendit, të cilat jane shqetesuese. Nxisim me force qe eksperte ligjore nderkombetare te lejohen te kryejne nje rishikim te gjithanshem te projektligjit perpara se Parlamenti te ndermarre ndonje veprim te metejshem. Eshte e domosdoshme qe cfaredo projektligji i tille te permbushe standardet nderkombetare ne perputhje me detyrimet euro-atlantike te Shqiperise” ka deklaruar Withers në 12 mars 2010.

Këto kanë qënë fjalët që ish Ambasadori amerikan Withers ka thënë në mars të 2010-ës.
Por sot Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të Visho Likës. Kjo ka ardhur pas propozimit të Kryeministrit Sali Berisha për ndryshimet në këtë post, bërë këtë të enjte. Duke qenë një institucion në varësi të Kryeminstrit, prej më shumë se një vitit shefi i qeverisë pati paralajmëruar shkarkimin nga detyra të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, pas akuzave të ngritura ndaj tij për ngjarjet e 21 janarit.

Por lajmi i zëvendësimit të kreut të SHISH duket se nuk është pritur mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burime nga ambasada amerikane në Tiranë bëjnë të ditur për Ora News se SHBA është e befasuar nga ky dekretim kaq i shpejtë dhe i papritur nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Shtetet e Bashkuara të Amerikes nuk janë vënë në dijeni më parë dhe as nuk janë informuar zyrtarisht për shkarkimin e zotit Shaqiri. SHBA janë befasuar nga ky vendim kaq i shpejtë dhe i papritur nga ana e Presidentit të sapozgjedhur edhe pse në letrën e fundit të urimit për detyrën e re dërguar nga sekretarja amerikane Hillary Klionton, theksohej rëndësia e Presidentit te ri ne ruajtjen e pavaresise se institucioneve, midis të cilëve edhe për Shërbimin Informativ Shtetëror.


Por pas këtij shkarkim-zëvendësimi kanë erdhur dhe reagimet e para nga Aleanca Kuq e zi, FRD, e të tjerë.
AK, në një deklaratë për shtyp ka thënë se “Në Shqipëri nuk ka institucione, por sesione të PD-së. Sali Berisha përfundimisht pushtoi çdo institucion. Tashmë SHISH është në shërbim të partisë. Iu bëjmë apel qytetarëve të kenë kujdes, se përgjohen nga PD-ja” deklaron AK.

KOMENTE