Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pezullohen therrja dhe tregëtimi i mishit në rrugë
English

Pezullohen therrja dhe tregëtimi i mishit në rrugë

Bashkia e Tiranë ka ngritur një grup pune i cili ka nisur punën për kontrollin e dhjetra pikave në kryeqytet të cilat therin dhe tregtojnë mish në kushte të papërshtatshme. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Petrit Vasili u shpreh se strukturat e Bashkisë së Tiranës do të pezullojnë çdo aktivitet i cili nuk respekton kushtet e përshtatshme dhe të kërkuara nga ligji për therrjen dhe tregtimin e mishit.

“Bashkia e Tiranës ka urdhëruar ngritjen e një grupi të përbashkët pune me kualitetet e një Task-Force të vërtetë ku Agjensia e Mbrotjes së Konsumatorit, Drejtoria e Tatimeve të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake, në tre grupe pune që veprojnë intensivisht do të bëjnë verifikimin dhe pezullimin e këtyre aktiviteteve të cilët si numër janë rreth 74 por ndërkohë verifikimi në terren mundet të evidentojë pse jo dhe ndonjë rast tjetët abuziv dhe do marrim masën e pezullimit të menjëhershëm të tyre”,- tha Vasili.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha më tej se Bashkia e Tiranës është e vendosur për t’i dhënë fund këtij fenomeni si dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdeshëm në blerjen e mishit në këto temperatura të larta.

“Synimi është që të përfundojë brenda kësaj jave dhe ekipet janë në terren. Sigurisht për çdo lloj rasti ku do të ketë apo do të tentohet të ketë rezistencë ndaj masës së pezullimit të menjëhershëm do të ndërhyhet dhe do të mbështetet nga Policia Bashkiake për të ndaluar një herë e mirë një fenomen të rrezikshëm në pikëpamje të shëndetit publik. Qytetarët ne i ftojmë e iu sugjerojmë të mbështesin idenë tonë të prerë që ata duhet të jenë shumë të vëmendshëm kur blejnë produkte të mishit të cilët nuk e kanë vulën përkatëse të Bashkisë së Tiranës sepse në këtë mënyrë mbrojnë më mirë shëndetin e tyre”,- shtoi Vasili.

Kreu i AMK-së z. Geron Ibrahimi tha se strukturat e kësaj agjencie kanë qënë vigjilente në kontrollin dhe certifikimin e mishit që tregtohet ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të blejnë mishin vetëm kur ai është i vulosur nga punonjësit e agjencisë.

KOMENTE