Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia Tiranë do të rindërtojë 47 rrugë në qytet
English

Bashkia Tiranë do të rindërtojë 47 rrugë në qytet

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e 47 rrugëve dhe rikualifikimin urban të 12 blloqeve banimi. Një prej këtyre rrugëve është edhe rruga “Gramoz Pashko”, punimet në të cilën u inspektuan sot nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha. Ndërtimi i kësaj rruge është rezultat i dëgjimit të zërit të qytetarit dhe përfshirjes së tyre në vendimarrje. Përfshirja e kësaj rruge në investimet e këtij viti u kërkua nga qytetarët e Njësisë Bashkiake gjatë konsultimeve për Buxhetin 2012 në muajin dhjetor. Rruga “Gramoz Pashko”, lidh rrugën “Dajti” me rrugën “Arben Broci” (në hyrje të Qytetit Studenti) dhe segmenti ka një gjatësi prej afro 1 km. Ndërhyrja parashikon ndërtimin e rrugës me gjerësi 10.5 m, me 2 vija kalimi dhe parkim në njërin krah. Rruga do të ketë trotuarë në të dy anët me gjerësi 3 m, rrjetin e plotë të ujësjellësit dhe kanalizimeve, ndriçim rrugor në dy anët e rrugës si dhe do të mbillen 270 pemë përgjatë rrugës.Kryetari i Bashkisë tha se ky investim do të përmirësojë jetën e qytetarëve të kësaj zone, të cilët ndonëse jetojnë afër qendrës së qytetit, vuajnë nga një infrastrukturë e lënë pas dore prej vitesh të tëra.

“Imagjinoni banorët, qytetarët që jetojnë prej dhjetra vitesh në këtë gjendje. Ndaj zhvillimi i infrastrukturës të qytetit dhe rikthimi i saj në parametra europiane, jo vetëm me asfalt, por me kanalizime, me zhvendosjen e këtyre shtyllave të elektrikut nën tokë, me ujësjellësin, me rrugën me parametra europiane, me trotuarë dhe gjelbërim, është projekti që inaugurohet sot për rrugën “Gramoz Pashko”. Është një nga projektet që paguhet me fondet e buxhetit të Bashkisë së Tiranës dhe që do të bëjë të mundur përfundimin brenda 10 muajve të ardhshëm të kësaj traseje me gjatësi afro 1 km. Të gjitha rrugët hyrëse për në rrugën “Gramoz Pashko” do të investohen si pjesë e këtij projekti, por edhe si pjesë e bashkëpunimit tonë me qeverinë në kuadër të fondit të zhvillimit, fond i cili ka marrë përsipër vazhdimin e kësaj rruge në drejtim të veriut, të asaj që njihet rruga e Dajtit. Është një projekt plotësisht i merituar për banorët e Njësisë Bashkiake nr.2, për qytetarët e Tiranës, të cilët ndonëse jetojnë në një rreze jo më shumë se 800 metra ajrore nga Sheshi “Skendërbej”, jetojnë në kushtet që nuk i bëjnë nder as fshatrave më të izoluara të Shqipërisë. Ky është një premtim i mbajtur para qytetatëve, është një vepër që nis pas një konsultimi me qytetarët dhe përfundimi i kësaj vepre do ta sjellë cilësinë e jetës në këtë lagje në paramentat e duhur dhe do ta çojë Tiranën një hap më afër Tiranës moderne europiane, ku jetohet më mirë, punohet dhe shijohet më mirë jeta”, - tha Basha.

Kryebashkiaku u ndal edhe në punimet që po zhvillon Bashkia e Tiranës në disa njësi të tjera bashkiake të Tiranës. Në total do të jenë 47 segmente rrugore që një pjesë e tyre kanë nisur punimet, dhe pritet të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Ky është fillimi i sezonit të punimeve publike të Bashkisë. Pas një përgatitje disa mujore të projekteve që mungonin, pas procedurave transparente të prokurimit që kanë sjellë vlera reale dhe kursime në tendera të Bashkisë së Tiranës, projekti i sotëm hap siparin e investimeve publike për Bashkinë në rrugë dhe në kualifikime urbane të blloqeve urbane të vjetra apo të reja, siç është lagja ku ndodhemi. Pesë rrugë të tjera do të hapen në të tjera njësi bashkiake të qytetit javën e ardhshme dhe gjithsej Bashkia e Tiranës me buxhetin saj për vitin 2012, siç e ka miratuar në konsultim me këta banorë kudo në Tiranë, do të financojë plot 47 segmente rrugore dhe 12 blloqe banimi”, - shtoi Basha.

Javën e ardhshme nisin punimet në rrugën “Hamdi Cejnomeri” Njësia Bashkiake nr. 6, rruga “Llambi Ziçishti” Njësia Bashkiake nr. 6, rruga lidhëse “Elez Isufi - Ali Gjuzi” Njësia Bashkiake nr. 11, rruga “Bajram Allaraj” Njësia Bashkiake nr. 2.

KOMENTE