Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aktori Bob Hoskins tërhiqet nga skena. Respektoni privatësinë
English

Aktori Bob Hoskins tërhiqet nga skena. Respektoni privatësinë

Aktori Bob Hoskins ka njoftuar tërheqjen e tij nga karriera e tij aktive si aktor pasi u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit.

69-vjeçari - karriera e të cilit shtrihet në katër dekada - luajti në hitet e Hollivudit të tilla si Who Framed Roger Rabbit, The Long Good Friday dhe i fundit që luajti tani me Kristen Stewart ishte Snow White & The Huntsman

Agjenti i tij njoftoi tërheqjen nga skena pasi diagnoza e tij u dha në vjeshtën e kaluar dhe tani ai preferon të kalojë me familjen e tij.

"Ai dëshiron të falënderojë të gjithë njerëzit e mëdhenj dhe të shkëlqyer që ai ka punuar me kalimin e viteve, dhe të gjithë fansat e tij që e kanë mbështetur atë gjatë një karriere të mrekullueshme.
Gjithashtu ai ka kërkuar që të respektohet dhe privatësia e tij e të qëndruarit pranë familjes.
Hoskins ka luajtur në mbi 70 filma që nga 1970 dhe që vitin e parë ai korri suksesin e tij që i hapi rrugën roleve të tjera.
.................
Semundja e Parkinsonit është një çrregullim kronik neurologjik.
Njerëzit nuk kanë mjaft një kimikat të quajtur dopamine për shkak se disa qeliza nervore në trurin e tyre kanë vdekur.
Kjo ndikon në mënyrën se si truri koordinon lëvizjet e muskujve në pjesë të ndryshme të trupit.
Sëmundja kryesisht zhvillohet pas moshës 50 vjeç.

Simptomat kryesore janë ngadalësia e lëvizjes, ngurtësi e muskujve dhe dridhje.
Këto kanë tendencë të përkeqësohen ngadalë me kalimin e kohës edhe pse norma varion nga pacienti te pacienti.
Ai gjithashtu rrit rrezikun e çmendurisë.
Rreth gjysma e njerëzve me PD e zhvillojnë çmendurinë në një fazë.
Depresioni është gjithashtu i zakonshme në mesin e sëmundjes.
Aktualisht nuk ka shërim, por mjekimet dhe fizioterapia mund të trajtojnë simptomat.



KOMENTE