English

Arbër Xhaferi ndahet nga jeta, pas një hemoragjie cerebrale

Sot më 15 Gusht 2012 pushoi së rrahuri zemra e Kryetarit të kuvendit qendror të PDSH-së z.Arbër Xhaferi.
Kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ka ndërruar jetë sot pasdite, rreth orës 16:00 si pasojë e hemorragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë.
Mjeku Sllobodan Damjanoski ka konfirmuar lajmin: "I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja", ka thënë Damjanoski.

Arbër Xhaferi ka qënë një ndër themeluesit kryesorë dhe kreu i PDSH-së por për arsye shëndetësore (parkinson) hoqi dorë në vitin 2007 duke i lënë vendin Menduh Thaçit në krye të saj.

Ai u gjet të mërkurën e shkuar në gjëndje kome në banesën e tij në Tetovë dhe megjithë ndihmën e dhënë nuk mundi të mbijetojë.

Me rastin e vdekjes së z.Arbër Xhaferi nesër më 16 Gusht 2012, në ora 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30h për në varrezat e qytetit të Tetovës.

KOMENTE