English

Ambasadori Shpend Kallaba mirëpritet në Universitetin publik të Sofjes

Ambasadori Kallaba dje është pritur në katedrën e gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit publik të Sofjes “Sv. Kliment Ohridski”.

Ambasadori Kallaba zhvilloi takim me albanologun e njohur bullgar, njëkohësisht ligjërues në universitetin publik, prof. Anton Panchev, me të cilin u diskutuan disa çështje me rendësi rreth bashkëpunimit ndër institucional. Mes tjerash, prof. Panchev informoi mbi pjesëmarrjen e rregullt të katedrës së gjuhës shqipe të Universitetit të Sofjes në seminarin tradicional të gjuhës shqipe që organizohet përvitshëm në Prishtinë nga Universiteti i Prishtinës. Gjatë takimit u arrit pajtimi që të hulumtohen më tutje mundësitë për iniciativa të reja me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, sikur që është projekti i praktikës (intershipi në kuadër të Ambasadës), shkëmbimi i materialeve dhe dokumenteve kulturore, etj.
Ambasadori Kallaba në takim prezantoi edhe publikimet e realizuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, si dhe buletinin në gjuhën angleze “New Diplomat”, të cilat materiale në baza të rregullta mujore do të shkëmbehen me bibliotekën Universitare në Sofje dhe katedrën e Ballkanistikës.

KOMENTE