English

Barack Obama, shmang qepët pasi puth bebet në fushatë

Duket se puthja e foshnjave është pjesë përbërësëe e të qënit President i SHBA-së.

Presidenti Barack Obama kishte ditë që ishte filmuar duke shmnagur ngrënien e qepëve pasi kishte thënë se gjatë fushatës së tij nuk mund të mos pranonte puthjen dhe përqafimin e bebeve.

Presidenti ishte fotografuar duke puthur ballin e një fëmije tre-javësh gjatë një ndalesë të fushatës në Marshalltown.
Puthja e bebeve ka qenë një element kryesor i fushatës politike për dekada të tëra, dhe kurrë nuk mungon mundësia për lidhjen mes bijve të ardhshëm të Amerikës, ku dhe në këto foto tregohet popullariteti i Obamës me të rinjtë.

Obama gjatë fushatës së tij ka shpenzuar një kohë të konsiderueshme duke folur për edukimin e të rinjve, madje dhe në Shtëpinë e Bardhë ka shumë foto nga takimet e tij me të vegjël dhe deri te studentët.

Barack Obama mund të jetë President i Shteteve të Bashkuara, por është gjithashtu një baba, dhe një njeri i përkushtuar ndaj familjes, dhe ai nuk dëshiron që amerikanë ta harrojnë atë.
Angazhuar për të siguruar çdo qasje të fëmijëve për një arsimim të plotë dhe konkurrues, nga djepi përmes karrierës, ai shkroi një letër për të bijat e tij, Malia dhe Sasha, pasi ai u betua si presidenti i 44, pikërisht atë që ai dëshiron për fëmijët e Amerikës.

Dhe së fundi niciativa më e fuqishme dhe e diskutueshme e Obamës e emigracionit, duke siguruar një mekanizëm me të cilin gati 1.7million emigrantë të rinj të paligjshëm mund të kenë të drejtë për një pushim dy-vjeçar nga largimi, gjithashtu hyri në fuqi sot.
Reforma synon që një pjesë e veçantë e popullsisë imigrante ilegale, duke përfshirë edhe ata më të rinj se 31 vjeç, të cilët nuk kanë qenë të dënuar për një krim të rëndë, janë në shkollë, ose kanë një diplomë të shkollës së mesme.


KOMENTE