Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush është zonja e parë e Shqipërisë?
English

Kush është zonja e parë e Shqipërisë?

Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani është nëna e dy fëmijëve Fiona dhe Ersi si edhe vajza e Shegushe dhe Ali Kosovës. Babai i saj vjen nga një familje tregtarësh nga Kosova, të vendosur në qytetin e Durrësit në vitin 1905, ndërsa nëna vjen nga familja Karaosmani, gjyshi i së cilës ishte një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë si dhe Ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Ismail Qemalit.

Elbasani është vendi në të cilin Znj. Nishani u rrit dhe kreu arsimin e mesëm të përgjithshëm në shkollën “Dhaskal Todri”.

Më pas Zonja e Parë, Odeta Nishani u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës si “Inxhiniere për Ndërtime Civile dhe Industriale” në vitin 1993. U martua me zotin Bujar Nishani në vitin 1994.

Znj. Nishani e nisi karrierën e saj profesionale në Akademinë Ushtarake si Drejtuese Investimesh duke vijuar më tej në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve, si Inxhiniere Ndërtimi dhe Konstruktore për një periudhë 10-vjeçare.

Profesionalisht statusi i Zonjës së Parë e gjen Znj. Nishani në fushën e Zhvillimit të Turizmit, në detyrën Drejtore e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në këtë fushë Zonja e Parë e vendit mban titullin “Master në Menaxhim Turizmi”, fushë në të cilën kontribuon gjatë këtyre 7 viteve. Karriera akademike e Znj. Odeta Nishani është shoqëruar gjithashtu nga një sërë trainimesh në fushën e saj profesionale, të kryera nga Institucione/Organizma ndërkombëtarë kryesisht jashtë vendit si në SHBA, Europë dhe Azi.

KOMENTE