Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AKU-ja: ja problemet kryesore të inspektimit të subjekteve
English

AKU-ja: ja problemet kryesore të inspektimit të subjekteve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka qënë pranë konsumatorit dhe operatorit të biznesit ushqimor shqiptar me anë të kontrolleve të kryera në të gjithë Shqipërinë, bazuar në Planin Vjetor të Inspektimit

Në fokus të kontrolleve të AKU kanë qënë stabilimentet prodhuese dhe tregtuese të produkteve me origjinë joshtazore dhe shtazore, markete, baret, restorante, fast-food-et, stabilimentet e prodhimit e përpunimit të qumështit, mishit, thertoret si dhe pasticerite e furrat e bukës.

Gjatë periudhës Janar – Qershor nga ana e inspektorëve të AKU janë kryer 14733 inspektime në të 12 qarqet, janë marrë 108 masa administrative të cilat variojnë nga gjobë deri në pezullim aktiviteti për subjektet e inspektuara si dhe janë bllokuar dhe asgjesuar rreth 34 ton produkte ushqimore nga të cilat 20 ton janë deklaruar nga vetë operatori i biznesit dhe rreth 14 ton janë konstatuar të jenë jashtë standardeve të sigurisë ushqimore. Ndërkohë duke patur në vëmëndje mirëqënien e konsumatorit gjatë stinës së nxehtë, vetëm gjatë muajit Maj-Qershor janë kryer më shumë se 450 inspektime në subjekte të tilla si bare, restorante, fast food-e dhe menca të ndryshme.

Problematikat kryesore të cilat janë vërejtur gjatë këtyre inspektimeve janë:

Mos implementimi i procedurave te HACCP
Produkti i përfundimtar jo në të gjitha rastet shoqërohet me raport analize dhe certifikatë veterinare ( për produktet me origjinë shtazore).
Nga ana e operatorit të biznesit, nuk është hartuar një plan efektiv për dezinfektimin, dhe deratizimin e ambjentit.
Nuk plotësohen i kushtet higjeno-sanitare te tregetimit dhe magazinimit
Produktet nuk kanë patur etiketë në gjuhën shqipe
Nga ana tjetër AKU gjatë muajve të stinës së nxehtë ka përqëndruar kontrollet në zonat bregdetare dhe turistike ashtu sic është parashikuar edhe në planin vjetor të inspektimeve. Vlen për tu theksuar se ky plan tashmë hartohet mbi bazën e një Vlerësimi Risku i cili përcakton qartë frekuencën dhe metodologjinë e inspektimeve përgjatë gjithë vitit, një metodë e cila aplikohet edhe në praktikat më të mira Europiane.

Ndërkohë AKU dëshiron ti tërheqë vëmëndjen konsumatorit shqiptar duke i bërë thirrje të jetë shumë i kujdesshëm për produktet që konsumon sidomos gjatë stinës së nxehtë. Cdo qytetar duhet të bëjë kujdes që produktet që konsumon ti blejë në ambjente të përshtatshme ku kushtet higjienike dhe frigoriferike të jene në parametrat e duhur.

KOMENTE