English

Babi nuk jemi më të bukura, ne jemi të djegura

Zemra e babait Waleed Qadora është e thyre dhe nuk mendon më për veten kur ai shikon 2 bijat e tij të shpërfytyruara dhe të sakatosura.

Janë pasojat e luftës siriane që po shkatërron familje të tëra dhe shumë prej tyre ngelen të dëmtuar për tërë jetën.

Tashmë është vetëm një familje e fokusuar në kmerën e gazetarëve, por të tilla janë me qindra ku të detyruar për të shpëtuar janë larguar në vendet fqinjë si në Jordani.

Vajzat, Kamer dhe Rahafi, 4 dhe 3 vjeç, i kanë mbijetuar sulmit por ato kanë mbetur dhe po trajtohen në Jordani nga ekipi i mjekëve pa kufij për plagët e mara dhe transformimet në lëkurë.
Babai i tyre i pikëlluar thotë se tani mendojmë shyqyr që jemi gjallë ndërkohë më vonë do të mendojë se si vajzat e tyre të kthehen me fytyra normale edhe pse ato të këputin shpirtin kur i thonë të atit, të vetëdijeshme për fytyrën e tyre : "babi nuk jemi më të bukura, ne jemi të djegura"

KOMENTE