Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grekët përballen me valën e krimit. Emigrantët e paligjshëm një problem i madh
English

Grekët përballen me valën e krimit. Emigrantët e paligjshëm një problem i madh

Ekonomia e lëkundur e Greqisë ka nxjerrë shumë njerëz nga puna dhe ka prerë mbështetjen për emigrantët e paligjshëm. Tani grekët po përballen me një rritje të krimit dhe policia e tyre duket jo e fuqishme për ta ndaluar.

Rastet e vjedhjeve banale janë mëse të zakonshme ashtu siç qe dhe rasi i 75 vjeçares Niki Yanakopoulou në qendër të Athinës pranë apartamentit të saj në mes të ditës u qëllua me një mjet të fortë për t'i vjedhur çantën e saj që kanë menduar se do të kishte pensionin pasi në bankë kishte qënë vetëm dhe ajo mund të jetë etiketuar nga hajdutët.

Djali i saj e gjeti atë të shtrirë në një pellg gjaku në korridor jashtë banesës së saj, por deri atëherë ishte tepër vonë për të shpëtuar jetën e saj.

"Ajo ishte e vjetër dhe shumë e hollë, ajo do të kishte qenë e lehtë për të rrëmbyer çantën e saj pa përdorur forcë, nuk kishte pse të vritej" thotë vajza e saj.

Histori si këto janë duke u bërë më të zakonshme në një vend që vetëm pak vite më parë, ishte krenar në të paturit e normave më të ulëta të krimit në Bashkimin Europian.

Sipas statistikave të policisë greke, vjedhjet janë rritur me gati 50 për qind në vitin e fundit, por shifrat zyrtare kombëtare tregojnë vetëm 604 familje për vitin 2012 - një nivel që do të duket i ulët edhe për kombin më të madhe që i bindet ligjit.

Kriminologu Stratos Georgoulas, nga Universiteti i Egjeut, thotë se nuk është e mundur që këto shifra të japin një tablo të plotë të krimit, pasi ato mund të jenë më tepër.
Por njerëzit në të shumtën e rasteve nuk shkojnë në polici pasi ka humbur besimi se policia do t'i ndihmojë.

Statistikat zyrtare tregojnë se emigrantët janë përgjegjës për rreth gjysmën e aktivitetit kriminal në vend - por shumë grekë fajësojnë të huajt për gozhdën e krimit.
Policia greke ka pranuar se banda të armatosura që hyjnë në vend, nga Shqipëria apo Bullgaria janë bërë një problem i madh për vjedhjet e llojeve të ndryshme deri në vrasje.
Ndaj shumë banorë të tjerë shprehen se gjëja më e mirë është të mbrohesh vetë deri në maksimum.

KOMENTE