English

Aksident te kthesa e Kamzës, Tiranë. Humb jetën një person

Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur te kthesa e Kamzës në Tiranë.

Një vetur tip Porsche ka goditur një Fiat Punto ku njëri prej personave në Fiat ka gjetur vdekjen e menjëhershme, por identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Hetimet e para të policisë kanë qënë se shkak ishte shpejtësia e madhe e veturës Porche e cila ka goditur 2 herë Fiatin, në pjesën e pasme dhe ballore.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur krejtësisht ngjarjen.

KOMENTE