English

Haxhi Selim Muça: Fiter Bajrami festa më e dobishme për myslymanët. Gëzuar

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Selim Muça, ka uruar të gjithë myslymanët brenda dhe jashtë Shqipërisë për festën e Fiter Bajramit duke e cilësuar atë si festën më të dobishme dhe më të bekuar për myslimanët.

Në urimin e tij thuhet:

"Tashmë po dalim nga muaji më i dashur dhe miku më i njohur ndër myslimanët - Ramazani, muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit, muaji në të cilin nuk u kursye ndihma dhe favori hyjnor.

Nesër është Bajram dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, gëzuar Fitër Bajramin. Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet tuaja.

Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Festimi i ditëve të Bajramit i inkurajon myslimanët për angazhime të mëtejshme dhe krijimin e një të ardhme më të mirë e më të lumtur. Kremtimi i kësaj feste i jep myslimanëve një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote.

Urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta jetojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që kanë kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë".

KOMENTE