Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: sektori minerar në Shqipëri prioritet kryesor
English

Haxhinasto: sektori minerar në Shqipëri prioritet kryesor

Nën drejtimin e Zv.Kryeministrit dhe ministrit të METE, z. Edmond Haxhinasto, u zhvillua dje një takim pune për sektorin minerar në Shqipëri, ku u diskutua mbi prioritetet, problematikat dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e METE mernin pjesë përfaqësues nga disa prefektura të vendit, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Tatimeve, si dhe përfaqësues të institucioneve të varësisë së METE, si AKBN, RISHM, etj.

Zv.Kryeministri dhe ministri i METE, z. Haxhinasto tha se tre janë objektivat më madhorë për sektorin minerar, ku objektivi i parë është konsolidimi i tij. 1. “Duhet mënjanuar copëzimi i tejskajshëm i këtij sektori dhe kjo bëhet me qëllim që të rrisim standardizimin në këtë sektor, të ulim kostot që qëndrojnë mbi punën e çdo punëtori, si dhe të rrisim prodhimtarinë e këtij sektori”, u shpreh z. Haxhinasto.

2. Objektivi i dytë, tha Zv.Kryeministri, është rritja e kapaciteteve përpunuese dhe pasuruese të sektorit minerar.

3. objektivi i tretë dhe shumë i rëndësishëm është rritja e sigurisë në punë dhe e standardeve të punës. Realizimi i këtij detyrimi të tretë, sipas z. Haxhinasto, është një detyrim i madh ndaj çdo qytetari dhe ndaj çdo qytetari që angazhohet në sektorin minerare.

Zv.Kryeministri theksoi më tej se, për realizimin e këtyre prioriteteve do të realizohet një plan masash, pjesë e strategjive sektoriale.

Duke folur për problematikat e sektorit minerar, Zv.Kryeministri dhe ministri i METE u ndal te paligjshmëria dhe u shpreh se duhet të veprohet në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme për t’i dhënë fund paligjshmërisë në këtë sektor, e cila është një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të ndodhura. “Paligjshmëria është një probematikë me të cilën duhet të ndeshemi në mënyrën më të organizuar, koordinuar dhe efikase, sepse paligjshmëria sjell shfrytëzimin jo ligjor të pasurive natyrore që ka vendi, por ka dhe pasoja shumë të mëdha për sigurinë në punë të punonjësve. Mund të them se gati 90 për qind e aksidenteve në miniera kanë ndodhur nga këto subjekte që operojnë pa u licencuar dhe janë jashtë standardeve të punës. Prandaj është e domosdoshme që kësaj situate t’i jepet fund”, u shpreh z. Haxhinasto.

Një çështje e rëndësishme në aktivitetin minerar, sipas Zv.Kryeministrit, është ruajtja e standardit mjedisor ndaj ai kërkoi që të gjitha institucionet të monitorojnë zbatimin e detyrimeve ligjore dhe kontraktore të çdo operatori, me qëllim të realizimit të detyrimeve që këta operatorë kanë përsa i takon ruajtjes së mjedisit dhe rehabilitimit të tij, në përputhje me ligjin. Në këtë drejtim, z. Haxhinasto kërkoi një koordinim më të mirë dhe më efikas me institucionet e tjera të angazhuara në këtë proces, veçanërisht me Ministrinë e Mjedisit”.

Zv.Kryeministri u ndal edhe në detyrimin e operatorëve për realizimin e planit të investimeve gjatë ushtrimit të aktivitetit minerar dhe kërkoi riaktivizimin e Taks Forcave ekzistuese në qarqet dhe zonat ku ushtrohet aktivitet minerar.

Z. Haxhinasto u shpreh se do të ketë një monitorim shumë më rigoroz nga ana e METE dhe institucioneve të saj të varësisë, përsa i takon realizimit të detyrimeve për investime nga ana e operatorëve, përsa i përket realizimit të standardeve të punës, sigurisë së punonjësve, dhe përsa i takon detyrimeve të tjera kontraktuale që ato kanë.

“Çështja e monitorimit të realizimit të investimeve do të jetë parësore në punën tonë monitoruese. Rritja e efikasitetit të këtij sektori do të vijë në mënyrë integrale, nëpërmjet angazghimit të përbashkët të gjitha institucioneve, ministrisë, pushtetit vendor, policisë së shtetit, Task Forcave që ne kemi ngritur, por që duhet të riaktivizohen, me qëllim që ky sektor jetik për ekonominë e vendit, për sigurimin e të ardhurave nga eksportet, të arrijë një standard të ri, të arrijë një standard i cili jo vetëm rrit produktivitetin e sektorit, por vendos standarde europiane në funksionimin e tij, në garantimin e sigurisë së jetës së punëtorëve, por edhe në raportin midis nxjerrjes dhe pasurimit, me qëllim që vlerat e mëdha minerare që ka vendi të shfrytëzohen maksimalisht, në përputhje të plotë me ligjin dhe mjedisin”, përfundoi fjalën e tij Zv.Kryeministri dhe Ministri i METE.

KOMENTE