English

Klinton uron Kosovën për festën e Bajramit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një telegram urimi për festën e Bajramit nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
“Meqë jemi në përfundim të Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit dhelutjeve për myslimanët në gjithë botën, kam kënaqësinë të uroj tëgjithë myslimanët për një Bajram me gëzime dhe paqe”, thuhet në urimin eSekretares Clinton.

Për të nderuar këtë kohë të veçantë, Clinton thotë se myslimanët nëSHBA dhe në gjithë botën do të bashkohen për festën e Bajramit sipastraditave të tyre të pasura dhe diverse, duke festuar vlerat epërbashkëta të familjes, solidaritetit dhe komunitetit.

“Në kohë me ndryshime dhe pasiguri, festimi i këtyre vlerave tëpërbashkëta na bashkon dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit të shtuardhe mirëkuptim ndërkulturor”, thuhet në letër urimin drejtuar MinistritHoxhaj.

Sekretarja Clinton ka theksuar se derisa festojmë ketë vit, do tënderojmë kontributin e individëve që punojnë për të avancuar dialogun,vizionin e përbashkët, dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet Shteteve tëBashkuara dhe komuniteteve myslimane në botë, në mënyrë që së bashku tëkrijojmë një epokë të re të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet tëgjithë njerëzve.

“Në emër të të gjithë neve në Departamentin e Shtetit Amerikan, iuuroj festën e Bajramit”, thuhet në letrën e Sekretares Amerikane tëShtetit, Hillary Clinton.

KOMENTE