Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Panariti në Kinë. Dialog politik dhe rritje investimesh
English

Ministri Panariti në Kinë. Dialog politik dhe rritje investimesh

Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Panariti, u nis dje për një vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës.

Vizita në RP të Kinës e Ministrit Panariti do të jetë një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Ajo do t’i shërbejë zgjerimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe sidomos çuarjes më tej të atyre në fushën e marrëdhënieve ekonomiko- tregtare.

Bisedimet që do të zhvillojë z. Panariti me homologun e tij kinez, si dhe takimet me zyrtarët e tjerë më të lartë të vendit do të fokusohen në ngritjen në një nivel më të lartë të dialogut politik dypalësh dhe që marrëdhëniet e deritanishme të Republikës së Shqipërisë me RP të Kinës të ngrihen në një stad të ri.

Në këto takime, por dhe në ato me përfaqësuesit e biznesit kinez-në Pekin dhe Shanghai, Ministri Panariti do të ndalet në klimën inkurajuese të investimeve për kompanitë e huaja, duke e vënë theksin në mundësitë e investitorëve kinezë për të qënë më të pranishëm në Shqipëri, duke investuar sidomos në fushën e energjitikës, në industrinë e minierave, në infrastrukturë, turizëm etj.

Gjatë vizitës në Kinë, një vend të rëndësishëm do të zënë edhe bisedimet për forcimin në të ardhmen të bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe në atë të organizatave ndërkombëtare.

Pas qëndrimit në Kinë, Ministri Panariti do të niset për një vizitë zyrtare në Australi.

KOMENTE