Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zona e Saukut me kolektor të ri ujësjellës-kanalizimesh
English

Zona e Saukut me kolektor të ri ujësjellës-kanalizimesh

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Jorida Tabaku inspektoi sot fundin e punimeve të fazës së parë të kolektorit për banorët e Saukut, një investim i Bashkisë së Tiranës i cili do të përmirësojë ndjeshëm jetën e banorëve të kësaj zonë në Njësinë Bashkiake nr. 2. Znj. Tabaku tha se faza tjetër e projektit do të bëjë të mundur lidhjen e të gjitha banesave me kolektorin. “Aty kur deri dje ishte një gropë e hapur, siç e patë në fund të rrugës, sot kanë përfunduar punimet e fazës së parë të projektit që Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës kanë realizuar gjatë muajve të fundit, një projekt që ka pasur përsipër ndërtimin e kolektorit të Njësisë Bashkiake nr. 2 por dhe një pjesë që prek Komunën e Farkës, ku janë përfitues mbi 1 mijë familje. Ky investim i UKT-së, me vlerë 67 milionë lekë ka një gjatësi prej 2.4 kilometrash, fillon sipër në zonën e Senatoriumit dhe zbret deri poshtë në Farkë dhe është pjesa e rrjetit primar dhe ndërkohë do të shoqërohet me pjesën e rrjetit sekondar për të lidhur të gjitha banesat me pjesën kryesore të kolektorit. Të gjithë e patë besoj se sa është përmirësuar cilësia e jetës në këtë zonë”, - tha znj.Tabaku.

Kryetari i Komunës së Farkës z. Fatbardh Plaku u shpreh se falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës ndërmjet Ujësjellës-Kanalizimeve, do të përfitojnë edhe banorët e komunës së Farkës. “Të gjithë ata që jetojnë në këtë territor e dinë shumë mirë se si ka qënë situata më parë dhe se si është përmirësuar me këtë kolektor të ndërtuar nga UKT. Kjo është fryma e bashkëpunimit që kemi nisur me Bashkinë e Tiranës prej gati një viti, që me planifikimin hapsinor me z. Basha dhe këtu është një konkretizim real i bashkëpunimit të mëtejshëm në investime në infrastrukturë, në këtë kolektor që ka një vlerë të pazëvëndësueshme për banorët e kësaj zone”, - tha z. Plaku.

KOMENTE