Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marin Mema, gazetari i Top-Chanel nuk lejohet të futet në Greqi
English

Marin Mema, gazetari i Top-Chanel nuk lejohet të futet në Greqi

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me shumë shqetësim ngjarjen e djeshme, kur gazetarit të Top Channel, zotit Marin Mema iu refuzua hyrja në territorin e Republikës Greke nga autoritetet e policisë kufitare greke, në pikën e kalimit të kufirit në Qafë Botë.

Lidhur me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, z. Gazmend Turdiu thirri sot përfaqësuesin e Ambasadës greke në Tiranë, zotin Evangelos Tsolkas, I Ngarkuar me Punë ad interim, (në mungesë të ambasadorit grek).

Sekretari i Përgjithshëm i komunikoi përfaqësuesit të Ambasadës greke se Ministria e Punëve të Jashtme e ka ndjekur me vëmendje këtë rast dhe raste të tjera të mëparshme. Ministria e Punëve të Jashtme gjykon se pengesat në realizimin e të drejtës për lëvizjen e lirë, nuk janë në përputhje me vullnetin e shprehur nga të dy palët, me nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe japin një sinjal jo pozitiv.

Sekretari i Përgjithshëm i kërkoi përfaqësuesit të Ambasadës greke arsyen përse gazetari Marin Mema cilësohet ‘person i padëshiruar’ në regjistrin kombëtar të Republikës Greke.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm kërkoi që ky rast dhe rastet e tjera të refuzimeve të mëparshme, të rishqyrtohen dhe të zgjidhen sa më shpejt nga autoritetet kompetente greke, si dhe të merren me urgjencë të gjitha masat që ngjarje të tilla të mos përsëritën më.

KOMENTE