Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e shtetit. Ngjarje të zbuluara në të gjitha qarqet e vendit
English

Policia e shtetit. Ngjarje të zbuluara në të gjitha qarqet e vendit

Strukturat e Policisë së Shtetit, janë maksimalisht të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre personave që ushtrojnë aktivitet kriminal. Shërbimet e policisë po punojnë me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit dhe në mënyrë të veçantë në zonat turistike për garantimin e qetësisë maksimale për të gjithë pushuesit.

Po ashtu vazhdon implementimi i masave të posaçme me shërbime të shtuara për menaxhimin sa më mirë të fluksit tepër të shtuar të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar, ku krahas ofrimit të një shërbimi të shpejtë dhe me cilësi për qytetarët, vëmendje i është kushtuar dhe evidentimit e goditjes së formave të kundraligjshme të veprimtarisë kriminale.

Ndërkohë masa janë marrë dhe në drejtim të sigurisë rrugore dhe menaxhimit të trafikut në akset kryesore rrugore dhe në akset rrugore që të çojnë drejt plazheve.

Në sajë të këtyre masave, vetëm gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë organizuar një sërë operacionesh policore duke bërë të mundur procedimin e 89 personave të akuzuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Konkretisht:

Në të gjithë vendin strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme Policisë Tatimore, në kuadër të një plani të përbashkët, kanë ndërmarrë një sërë masash, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve të rënda të vjedhjeve me dhunë, goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e tregtimit, transportimit dhe ruajtjes e depozitimit të artikujve të floririt, si dhe sekuestrimin e mallrave kontrabandë e ushtrimin e ndjekjes penale ndaj të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të tregtimit të floririt.

Në këtë kontekst janë kryer një sërë kontrollesh në njësitë e tregtimit të artikujve të floririt.

Këto kontrolle do të vijojnë me intensitet, duke sekuestruar të gjithë sasinë e artikujve të floririt që nuk shoqërohet me dokumentacionin përkatës dhe proceduar të gjithë personat që do të rezultojnë me shkelje.

1. Ndërkohë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal me tendencë vjedhjet e qytetarëve. Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë u arrit identifikimi dhe kapja e shtetasve:

Dorian Beqir Alia, 20 vjec, banues në Tiranë,

R. K, 16 vjec,

A.Hasandocaj, 17 vjeç,

Këto shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar së bashku një sërë vjedhjesh të disa shtetaseve, kryesisht të varëseve dhe çantave, në kohë e periudha të ndryshme.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera janë evidentuar edhe argjendaritë ku janë shitur sendet e vjedhura nga autorët.

Aktualisht, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Policinë Tatimore po punojnë intensivisht për të dokumentuar tërësisht vjedhjet e kryera nga ky grup kriminal dhe evidentimin e të gjitha pikave të shitjes (argjendaritë) të sendeve të vjedhura.

Ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes.

- Ndërkohë janë arrestuar për armëmbajtje pa leje edhe dy shtetas:

nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Pjerin Cukali, 33 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë, i cili gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e policisë, me një armë zjarri pistoletë pa leje si dhe një krehër me 17 fishekë.

3. Nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë përgjatë orëve të vona të mbrëmshme u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Glenard Petrit Kotorri, 36 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi në afërsi të Shkollës së Baletit ne Tiranë, gjatë kontrollit te ushtruar ne automjetin e tij mercedes benz me targe AA 929 CO i është gjetur nje pistolete me mulli ndërkohë që nga kontrolli i banesës i është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale një karikator pistolete.

- Nga Komisariati i Policisë nr. 1 u bë kapja e shtetasit në kërkim Adriatik Adem Paja, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje. Ky shtetas ishte person në kërkim më datë 16.08.2012, për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë.

-Ndërkohë nga Komisariati i Policsië Nr.4 Tiranë në afërsi të rrugës “Niko Avrami”, është kapur shtetasi ne kërkim J.Duri,17 vjec, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje. Ky shtetas është shpallur ne kërkim më datë 06.08.2012.

- Nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë u ndalua shtetasi ne kërkim Gëzim Ali Zyma, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlore, e ka dënuar ketë shtetas me 3 (tre) muaj burgim për veprën penale te ”dezertimit“.

- nga Strukturat për Krimet e Rënda Tiranë u arrestua shtetasi Adrian Shkëlqim Myrto, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si bashkëautor i tentativës së vrasjes së shtetasit K. H. Ndodhur pranë kopshtit botanik. Ky shtetas është kapur së bashku me armën e krimit, e tipit automatik model.56.

- Ndërsa për veprën penale të vjedhjes, komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u krye arrestimi ne flagrance i shtetasit Glodjan Haki Dervishi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Laknas Tiranë, i dënuar me pare disa here për vjedhje. Ky shtetas është kapur ne flagrance gjatë momenteve të vjedhjes së një banese.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë gjatë 48 orëve janë arrestuar e ndaluar 6 persona dhe 3 persona janë proceduar në gjendje të lirë.

Më datë 18.08.2012, është organizuar dhe konkluduar operacioni i koduar “VACANZE 1” . Pas një informacioni të marrë në rrugë operative, strukturat e luftës kundër krimit të organizuar të këtij qarku ditën e shtunë rreth orës 12:00 është ushtruar kontroll në automjetin tip Fiat Stilo me targë AA 502 EI në ambientet e Pikës së Kalimit Kufitar, i cili ishte në pritje të kryerjes së procedurave për kalimin e Kufirit në drejtim të Italisë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet në vende të ndryshme të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 pako (13 kg) me lëndë narkotike “Cannabis sattiva”.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armir Pavli Nushi, vjeç 25, banues në fshatin Mifol, drejtuesi i mjetit për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Nga puna e bërë marrjen, vlerësimin dhe ndjekjen e informacioneve, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, po ditën e shtunë është organizuar operacioni i dytë policor antidrogë “VACANZE 2” dhe rreth orës 13:00’ është ushtruar kontroll në automjetin tip volksvagen Polo me targe AA 046 CE, nën drejtimin e të cilit ndodhej shtetasi Marlen Remzi Gutici, vjeç 26, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet në pjesë të ndryshme të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 pako (17 kg) lëndë narkotike “Cannabis sativa”. Shtetasi Marlen Gutici është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Për të dyja këto raste materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme.

- Nga efektivat e Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, gjatë orëve të vona të natës së të shtunës është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Leinad Mazar Sadiku, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Rrethi Skelës”, nga kontrolli i ushtruar brenda automjetit tip Ford Focus me të cilin po udhëtonte ky shtetas, i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë Beretë me krehër me 5 fishekë, të cilën ky shtetas e posedonte pa leje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë.

Po nga këto struktura është bërë:

- arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., vjeç 15, lindur e banues në fshatin Ruzhdie të rrethit Fier, i cili është kapur në flagrancë nga shërbimet e patrullës së përgjithshme në lagjen “Kushtrimi”, duke vjedhur një magazinë, si dhe ka tentuar ti vjedhë më dhunë varësen e floririt, pronares së magazinës.

- ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim për vjedhje Anton Gjon Kola, vjeç 19, banues në Kurbin, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vjedhja”.

- ndalimi i shtetasit Edvin Kudret Çuni, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi akuzohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit N. R., banues në lagjen “Rilindja”. Në cilësinë e provës materiale i janë gjetur edhe sendet e vjedhura.

- dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të 2 shtetasve të moshës 15 vjeç, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar të jenë autorë të vjedhjes së “Shkollës së Mesme Vllahinë” në datë 15.05.2012.

Po ashtu u bë kapja dhe sekuestrimi i automjetit tip Mercedes-Benz me targe TR 7008 M, i cili nga verifikimet e kryera ka rezultuar të jetë i vjedhur jashtë shtetit, në Liban. Në lidhje me këtë rast ka filluar edhe procedimi penal në ngarkim të shtetasit A. P., banues në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” parashikuar nga neni 141/1 i Kodit Penal.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër,

- Është bërë arrestimi në flagrance i shtetasit Alin Iosif Detesani, 31 vjeç, nga Rumania. Ky shtetas është kapur në Pikën e Kalimit Kufirit në Muriqan Shkodër, në dalje me drejtim shtetin Mali i Zi. Nga Policia Kufitare është kontrolluar në mjetin tip Volvo targe BZ-DH-12, që drejtohej nga shtetasi rumun Alin Detesan, pas kontrollit të ushtruar në çantën e drejtuesit të mjetit janë gjendur 4 (katër) qese farmacie transparente me lëndë e dyshuar hashash. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “ Prodhim dhe shitje e narkotikeve.

- Nga Komisariati i Policisë Pukë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Gjoka, vjeç 30, banues në Iballë, Pukë, pasi gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi është gjetur një armë zjarri automatik, me një krehër me 30 fishekë .

- Ndërsa nga Komisariati i policisë Malësi e Madhe u bë ndalimi i shtetasit Pashko Lumaj, pasi në fshatin Vermosh ka kanosur me armë shtetasin E.Lumaj dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një arme zjarri automatike së bashku me një krehër me 10 fishekë.

Në qarkun Durrës

Më date 19.08.2012, u arrestua ne flagrance shtetasi Artan (Rifat) Ceku, 35 vjeç, banues ne Durrës, pasi rreth orës 20.00 është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një arme zjarri, pistoletë, te cilën e mbante pa leje.

Ndërkohë nga shërbimet e policisë kufitare të këtij qarku janë konstatuar 4 raste të shtetasve të cilët synonin udhëtimin drejt Italisë duke përdorur dokumenta të falsifikuar, kryesisht në formën e ngjashmërisë fizike me personin mbajtës të dokumentit. Gjithashtu u konstatua edhe një person i kërkuar nga drejtësia franceze për pjesëmarrje në banda të organizuara.

Konkretisht:

Më date 19.08.2012, u bë arrestimi i shtetasit Tafo Neziroski, 42 vjeç, lindur ne Struge e banues ne Torino Itali, me kombësi dhe shtetasi maqedonase. Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi rreth orës 08:00, është kapur ne flagrance nga Policia Kufitare e Portit te Durrësit menjëherë pasi kishte mbërritur nga Italia me një nga tragetet e linjës Bari - Durrës, dhe nga verifikimet e kryera rezultoi person ne kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Lion France, me vendim të datës 10.02.2012 e ka dënuar me 3 vjet heqje lirie për veprën penale "Pjesëmarrje ne një bande te organizuar". Materialet procedurale të përpiluara iu përcollën Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime te mëtejshme.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier

Është arrestuar shtetasi Aranit Haxhi Ahmetaj, vjeç 22, banues ne Patos, i akuzuar për veprën penale "Vjedhje me arme e kryer ne bashkëpunim" dhe "armëmbajtje pa leje”. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër rreth orës 04.30 të ditës së djeshme, të maskuar dhe me armë kanë vjedhur një kane vjedhur një kompjuter laptop në një lokal, si dhe kanë qëlluar me arme ne ajer. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e shtetasit Aranit Ahmetaj është gjetur dhe sekuestruar një arme zjarri pistoletë. Ndërkohë që vazhdon puna për kapjen e bashkautorit të kësaj ngjarje.

Po ditën e diel nga Komisariati i Policisë Lushnjë, u be arrestimi i shtetasit Artur Islam Linatopi vjeç 50 , banues ne Lushnjë, i dyshuar për veprat penale "Plagosje e lehte me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve te ftohta". Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12.00 ne lagjen "Xh.Nepravishta" Lushnjë pas një konflikti te çastit ka goditur një 30 vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime te lehta.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër

Në vijim të marrjes së masave për parandalimin e zjarrvënies me dashje si dhe të goditjes së autorëve të zjarrvënies , më datën 19.08.2012, rreth orës 23.50, është bërë arrestimi i shtetasit Luan Mera, vjeç 44, i banues në fshatin Zhapokikë të rrethit Tepelenë. Ky shtetas i ka vënë zjarrin kullotës, me qëllim rigjenerimin e saj. Si pasojë e erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe duke djegur dy hektarë pyll e kullotë , si dhe ka përfshirë një sipërfaqeje të mbjellë me ullinj shumëvjeçar, ku janë djegur rreth 50 rrënjë ullinj. Gjithashtu si pasojë e erës së fortë zjarri ka rrezikuar seriozisht lagjen Mera të fshatit Zhapokikë , por falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si dhe të banorëve të fshatit, kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit duke shpëtuar banesat dhe kopshtet e banorëve si dhe të shpëtojnë pjesën tjetër të sipërfaqes së mbjellë me ullinj.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat

U bë arrestimi i në flagrancë i shtetasit Kastriot (Klodjan) Gëzim Zaimi, 31 vjeç, banues në Durrës, i cili nga hetimet e kryera ka rezultuar të jetë autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 17.08.2012, ku rreth orës 24.00, ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Arma automatik model 56, një krehër automatiku me 23 fishekë si dhe 5 gëzhoja të gjetura ne vendin e ngjarjes, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan

U bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim Andrea Peras, 48 vjeç, banues në fshatin Perondi-Kuçove. Ky shtetas akuzohet se për motive te dobeta ka kanosur me arme e me pas ka dëmtuar mjetin tip Benz, ne pronësi te shtetasit D.Gj, 31 vjeç,banues ne fshatin Mollas-Elbasan.


Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës

Është bërë ndalimi i shtetasit ne kërkim Shpëtim Dali Manaj, vjeç 20 banues ne Kukës, pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësore Shkodër, me vendim të datës 09-06-2012, ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg për veprën penale te “Vjedhjes”.

KOMENTE