English

Pse njerëzit e urrejnë të hënën?

Ne mund të themi se e hëna është dita që urrejmë më tepër, por kërkimet tregojnë se dhe e marta, e mërkura dhe e enjtja urrehen po njësoj.

Hetuesit amerikanë të cilët bënë në një sondazh te 340,000 njerëz gjetën se disponimi nuk ishin më shumë i keq të hënën pasi dhe ditët e tjera të punës, ishin po njësoj.

Njerëzit ishin më të lumtur si atyre u afrohej fundjava, sidomos fundi i së enjtes dhe e premtja ndiheshin më të lumtur.

Prandaj autorët e Journal of Positive Psychology thanë se koncepti që ekziston mbi dëitën e hënë duhet hedhur poshtë.
Prof Arthur Stone tha: "Pavarësisht nga bindjet tona globale rreth të hënave , ne konkludojmë se ky besim duhet të braktiset.

Në mënyrë të ngjashme, pretendon se e hëna e javës së fundit të janarit është quajtur "e hëna blu", - dhe është më e dëshpëruara e gjithë vitit nga të tjerët.

Ekipi i Prof Stone analizoi të dhënat e mbledhura nga Gallup nga intervistat telefonike.

Njerëzit kanë raportuar më shumë kënaqësi dhe lumturi dhe më pak stres, të premteve, të shtunave dhe të dielave, në krahasim me pjesën tjetër të javës.

Prof Stone thotë se është kontrasti i humorit nga e diela deri të hënën që ka veçuar padrejtësisht të hënën si dita më e urryer.

KOMENTE