English

Notarja 62 vjeçare ndërpret notin nga Kuba në Florida. Përfundon në spital

Gjyshja, 62 vjeçare, përfundon përpjekjen e saj historike për të notuar nga Kuba në Florida pasi u godit nga stuhitë dhe kandili i detit gjatë tre ditëve të saj në ujë.

Diana Nyad, e cila feston nesër 63 vjetorin u detyrua të ndërpresë maratonën e saj të notit pasi stuhitë dhe kandilat e detit e "sulmuan" atë.

Ajo ishte duke bërë përpjekjen e saj të tretë dhe dëshironte të ishte e para në histori në përshkimin e 103 miljeve pa asnjë mbrojtje edhe nga peshkaqenët.

Anëtari i ekipit tha se Nyad u nxorr nga uji mëngjesin e djeshëm në orën 8:00 me djegie të rënda nga dielli, dobësi dhe një enjtje në fytyrë.

Ajo tashmë nuk dihet se si do të vazhdojë, vetëm se ajo ndihet në gjendje të rëndë shprehet një anëtar i ekipit që e shoqëronte.


KOMENTE