Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pagjumësia mund të shkaktohet nga gjeni i pagjumësisë
English

Pagjumësia mund të shkaktohet nga gjeni i pagjumësisë

Deri në kohët e fundit, pagjumësia është konsideruar një ankesë thjesht psikologjike shkaktuar nga stresi, pikëllimi, apo përçarje gjumi, si një rezultat i punës me tepër stres apo dhe me turne.

Por kohët e fundit mjekët kanë zbuluar se gjumi varet edhe nga gjenet që personi ka trashëguar.
Ka dy lloje gjenesh: gjene të rehatisë apo të gjumit dhe gjene që shkaktojnë pagjumësi.
Kjo bën që të varet se cilën perj këtij geni personi ka trashëguar më tepër.

Gjenet e pagjumësisë kanë origjinën nga prejardhja jonë e hershme njerëzore, shpjegon Eus van Someren, kreu i hulumtimit të gjumit në Institutin Holandez për Neuroscience dhe një nga ekspertët kryesorë globalë.
Profesori shpjegon se pagjumësia rrallë prek fëmijët por me rritjen e tyre geni zhvillohet duke mos u ditur si dhe pse.

Njerëzit që nuk flenë janë tepër të ndieshëm nëse ata i zë gjumi, mjafton një zhurmë e lehtë apo dhe një hapje dere i bën ata të zgjohen duke mos u kthyer prapa për të fjetur.
Nuk ka akoma ndonjë terapi lidhur me ndihmën për të fjetur, por e vetmja terapi është që kur të shkoni për të fjetur të jeni mëse të bindur, pra mos shkoni në shtrat me mendjen që të shtrihem se do më vijë gjumi, jo shkoni kur ju e ndieni se sytë do të mbyllen menjëherë.

KOMENTE