English

Vaksina e tuberkulozit BCG, mund të përdoret edhe për diabetin e Tipit 1

Bacili Calmette-Guerin, ose BCG, është një vaksinë 80-vjeçare e prodhuar për shërimin e tuberkulozit, por tani mjekët shkencëtarë kanë zbuluar se ajo ka dhe një përdorim të ri. Ajo është efektive edhe në trajtimin afatëgjatë të diabetit të tipit 1, sëmundje në rritje në mbarë botën.

Edhe pse ende në fazat e saj të hershme studimi, përdorimi i vaksinës Calmette-Guerin bacil (BCG) për tuberkulozin, zbulua së pari në vitin 1921, është thënë të ketë ndikime pozitive në kushtetutat e atyre që vuajnë nga diabeti tip 1,

BCG ka kohë që përdoret në vendet në zhvillim për mbrojtjen e fëmijëve nga tuberkulozi.

Por në një provë klinike të zhvilluar kohët e fundit, studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard kanë gjetur se vaksina mund të shtojë prodhimin e insulinës te pacientët me diabet të tipit 1.

Dr. Denise Faustman, drejtuese e grupit të studiuesve, thotë se ekipi ka arritur të kurojë diabetin e tipit 1 te minjtë. Duke folur përmes Skype-it, për Zërin e Amerikës, ajo tha se në një provë të vogël klinike, rezultatet në njerëz ishin gjithashtu premtuese.

“Edhe me dy doza shumë të vogla të vaksinës, katër javë mes njëra tjetrës, ne filluam të shohim vrasjen e qelizave të dëmshme të imunitetit dhe pamë se si pankreasi përsëri filloi të prodhonte sasi të vogla insuline”.

Diabeti i tipit 1 shkatërron qelizat që prodhojnë insulinë. Njerëzit që kanë këtë sëmundje duhet ta mbajnë vazhdimisht në vëzhgim nivelin e glukozës në gjak duke injektuar insulinë.

Dr. Faustman thotë se vaksina BCG ka funksionuar në këta pacientë duke shkaktuar prodhimin e një hormoni të quajtur “Faktori tumor nekrozë” ose “TNF”.

“Prej 20 vjetësh e dinim se në qoftë se dikush merr këtë vaksinë trupi i tyre prodhon një hormon të quajtur TNF i cili është i nevojshëm. Por TNF nuk është ilaç kështu që ne jemi duke përdorur këtë zëvendësues në përpjekje për të nxitur prodhimin e TNF-së te njerëzit me diabet afatëgjatë”.

Vaksina BCG shpesh jep rezultat pozitiv në analizat e lëkurës që përdoren për të diagnostikuar tuberkulozin.

Por Dr. Faustman thotë se nëse zbulohet se BCG nuk është efektive në trajtimin e diabetit të tipit 1, të paktën ata që marrin vaksinën do të mbrohen për një kohë të caktuar nga tuberkulozi.

Ajo thotë se identifikimi i një doze të saktë të BCG do të jetë një sfidë e madhe në prodhimin e një rezultati të qëndrueshëm për pacientët me diabet të tipit 1.

KOMENTE