English

Drejtoresha e burgut 325 pezullohet nga detyra për shkak se i dënuari thyen lejën

Irena Çelaj drejtoresha e burgut 325 është pezulluar nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, për shkak se i dënuari Astrit Dervishi pas lejes së marrë nuk është kthyer në qeli për të bërë dënimin e mbetur.

Astrit Dervishi ishte dënuar me 1 vit burg për vjedhje sipas kushteve të lejes duhet të kthehej dje në orën 13:00 në burg. Ai ka vuajtur 7 muaj dhe 27 ditë dhe i ngeleshin për të vuajtur edhe 4 muaj dhe 3 ditë burg.

Ky i dënuar ishte pajisur me leje shpërblyese për muajin gusht 2012, përkatësisht nga ora 09.00 e datës 17.08.2012 deri në orën 13.00 datë 22.08.2012.
Por këtë radhë ai nuk është kthyer.
Ndërkohë leje shpërblyese për të dënuarin është dhënë edhe në maj 2012.

KOMENTE