Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha drekë për ambasadoren egjiptiane
English

Berisha drekë për ambasadoren egjiptiane

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, ambasadoren e Egjiptit në Shqipëri Amina Gomma, me rastin e përfundimit të detyrës.

Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadoren Gomma për bashkëpunimin e shkëlqyer që qeveria shqiptare ka pasur me ambasadoren gjatë kësaj periudhe dhe për kontributin e saj në forcimin e zgjerimin e marrëdhënieve e të miqësisë midis dy popujve e vendeve. Kryeministri Berisha tha se ambasadorja Gomma largohet si një mike e madhe e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar.

Ambasadorja Gomm e falenderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë, si dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që ajo ka pasur me qeverinë shqiptare.

Në takim u vlerësua miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve e qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, me interes reciprok. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha shprehu falenderimet për mbështetjen që Egjipti dhe Fondi Egjiptin i Bashkëpunimit Teknik ka dhënë e vijon të ofrojë në një sërë projektesh të rëndësishme, për kualifikimin e nëpunësve të administratës shqiptare.

Ambasadorja Gomma i shprehu Kryeministrit vlerësimet për zhvillimet e mëdha që Shqipëria ka njohur gjatë kësaj periudhe, si dhe e uroi për arritje të tjera në misionin dhe punën e qeverisë për zhvillimin e modernizimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të ambasadores Gomma, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik në Tiranë, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

KOMENTE