Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luan Petrit Dani ekstradohet nga Italia në Shqipëri
English

Luan Petrit Dani ekstradohet nga Italia në Shqipëri

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orës 11:20, u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Luan Petrit Dani, vjeç 35, lindur në Maqellarë, Dibër.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me vendimin nr.26, datë 23.12.2004, e ka dënuar shtetasin Luan DANI, me 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese“ parashikuar nga neni 114/1 të Kodit Penal.

Shtetasi Luan Dani gjatë vitit 2001, ne Napoli, Itali, ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen M. R..

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 04.09.2011, në Itali u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE