Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtetasi Italian Otonello Giovanni Battista ka humbur në kufirin Shqiptar-Mali i Zi
English

Shtetasi Italian Otonello Giovanni Battista ka humbur në kufirin Shqiptar-Mali i Zi

Shtetasi Italian Otonello Giovanni Battista, vjeç 72, banues në Milano ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

Sipas informacionit të marrë nga autoritetet Italiane, ky shtetas po zhvillonte një vizitë turistike në Mal të Zi dhe që nga data 8 Gusht rezulton i humbur në një zonë malore në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku po zhvillonte një ekskursion.

Nga autoritetet malazeze janë zhvilluar operacione kërkimi, por pa ndonjë rezultat.

Nga familjarët e të humburit dhe autoritetet malazeze nuk përjashtohet mundësia, që ky shtetas të ketë kaluar në territorin e vendit tonë. Në këtë kontekst është kërkuar dhe bashkëpunimi i Policisë së Shtetit.

Krahas organizimit të shërbimeve për gjetjen e këtij shtetasi, Policia e Shtetit kërkon dhe bashkëpunimin e qytetarëve, kryesisht në zonat në afërsi të kufirit. Për çdo informacion mbi këtë shtetas qytetarët mund të telefonojnë në numrin 129.

KOMENTE