Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha përuron segmentet rrugore në Tiranë
English

Berisha përuron segmentet rrugore në Tiranë

Kryeministri Berisha mori pjesë të shtunën paradite në ceremoninë e përfundimit të rikonstruksionit të segmenteve rrugore Uzina e Autotraktorëve – Lanabregas dhe Ura e Surrelit – Farkë.

Rruga e ndërtuar sipas standardeve më bashkëkohore, me gjatësi totale 6.4 km, gjerësi 6 metra, përbën një investim me vlerë 157.2 milion lekë dhe lidh tre fshatra të komunave Dajt dhe Farkë, duke shkurtuar distancën e tyre me kryeqytetin dhe duke lehtësuar komunikimin për 20 mijë banorë të zonave përreth. Këto rrugë i japin një frymëmarrje dhe zhvillim harmonik kryeqytetit me komunat fqinje.

Segmentet rrugore Uzina Autotraktorëve – Lanabregas dhe Ura e Surrelit – Farkë janë rehabilituar në kuadër të Projektit të Rrugëve Lokale dhe Dytësore të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Europiane e Investimeve (BEI) dhe qeveria shqiptare.

Rruga e re do të lehtësoje transportin dhe shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale të këtyre fshatrave në tregun kryeqytetas. Një impakt të rëndësishëm këto segmente rrugore kanë edhe në zhvillimin e turizmit, pasi lehtësojnë ndjeshëm udhëtimin drejt Parkut Kombëtar të Dajtit, Liqenit të Farkës, si dhe frekuentimin e hoteleve dhe restoranteve të zonës.

* * *

Gjatë këtyre viteve në qarkun e Tiranës janë ndërtuar 950 km rrugë, ndër të cilat 680 km rruge lokale e dytësore, 180 km rruge kombëtare dhe 90 km rruge rajonale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Janë ndërtuar e rikonstruktuar 108 sisteme ujësjellësash e kanalizime, 86 qendra shëndetësore, poliklinika e spitale, 103 shkolla e kopshte si dhe janë investuar mbi 26 milion euro në mbështetje të Universiteteve publike me seli në Tirane. Ne fushën energjetike janë investuar 63 milion euro në përmirësimin e rrjetit elektrik. Në bujqësi e blegtori janë financuar 1500 projekte duke subvencionuar 1000 ha me ullinj, dru frutor, sera e bimë are si dhe janë mbarështuar mijëra krerë bagëti. Numri i bizneseve të reja është rritur rreth 2 herë, nga 29 mijë në 57 mijë në vitin 2012.

Kryeministri Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtues lokalë u takua me banorët e zonës, të cilëve iu uroi përfundimin e rrugëve të reja. Duke iu drejtuar banorëve të këtyre zonave, Kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të vazhdojë të ndërtojë rrugë.

Kryeministri Berisha siguroi gjithashtu se qeveria do të bëjë gjithçka për të rritur rrogat dhe pensionet e qytetarëve shqiptarë, por mbi të gjitha qeveria do të bëjë gjithçka që të krijohet mundësia e hapjes së vende të reja të punës.

Kryeministri Berisha theksoi se, asgjë më shumë se ndërtimi i infrastrukturës nuk ndikon në krijimin e vendeve të punës . “Pa ndërtimin e kësaj rruge, nuk do të kishte ndonjë biznesmen që do të donte të hapte këto një ndërmarrje industriale, për shkak të transportit. Ndërtimi i saj bën të mundur hapjen dhe punësimin tuaj kudo që jeni. Ndërtimi i rrugëve, përveç punësimit që bën në ndërtimin e tyre, krijon mundësinë e krijimit të sipërmarrjeve qoftë bujqësore, qoftë blegtorale, qoftë industriale dhe punësimin e qytetarëve. Këtu qëndron një nga shkaqet më kryesore, sepse Shqipëria këto katër vite të krizës është i vetmi vend, dhe kjo po sipas Komisionit Evropianë, që nuk pati rritje të papunësisë, por përkundrazi ulje progresive të saj”- u shpreh Kryeministri Berisha.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë nga qeveria për uljen e papunësisë në vend. “Ulja e papunësisë erdhi sepse ne po e transformojmë Shqipërinë dhe po e bëjmë atë me një infrastrukturë moderne. Ulja e papunësisë erdhi sepse nga 300 mijë turistë që merrnim në vitin 2004, kemi marrë 4 milion vitin që kaloi dhe do të jenë shumë më tepër këtë vit. Ulja e papunësisë erdhi, sepse në katër vite në kemi trefishuar investimet e huaja dhe ka tre vite më radhë që ato kalojnë mbi 1 miliard dollarë. Ulja e papunësisë vjen sepse ne jemi një nga qeveritë që investojmë më shumë si sektor publik në Europë dhe në botë, për ne krijimi i vendeve të punës është dhe mbetet përparësia më absolute”, - tha Kryeministri.

Duke u ndalur tek rruga e sapo inauguruar Kryeministri shprehu bindjen se ajo do të ndikojë pozitivisht në jetën e banorëve duke shtuar frekuentimin në lokalet, restorantet, e hotelet e kësaj zone.

KOMENTE