Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Interesat popullore, detyra më atdhetare e më kombëtare, që Atdheu ynë kërkon sot
English

Interesat popullore, detyra më atdhetare e më kombëtare, që Atdheu ynë kërkon sot

Astrit Kosturi - Sërish po na vijnë zgjedhjet parlamentare dhe më tutje ato lokale. Sërish do dëgjojmë dhe çfar’ nuk do n’a dëgjojnë veshët. Ato ditë e ato muaj, do n’a bëjnë me punë e biznese, me rrugë e ura, me kanalizime për qelbësirëllëqet, do shkojmë në Evropë siç shkohet tek “nëna”, do harbohemi nëpër valët dixhitale dhe çfarë nuk do n’a premtojnë!!...
Gjithçka do thonë... por, asgjë për të pa bërat e tyre dhe bëmat antishqiptare në gjithë këto vite.
As e çojnë nëpër mend, që të kthejnë kokën nga gjithë ato budallëqe të bëra në këto 22 vjet, apo të vrasin mendjen se kush na zhveshi e kush na zbathi, kush na la në diell e në këtë spirale të pafund problemesh e me shpirt të përmbysur kokëposhtë për gjithë këto vite.
Me “gërshërët e ligjit” në dorë, me shpata e heshta të mprehura dhe me duar të pastra pas mbulimit e fshehjes së pisllëkut të tyre, do të shfaqen fshatrave e qyteteve kudo, ata që ia kanë ndjerë lezetin pushtetit, për gjoja luftën me “tolerancë zero” kundër baronëve që grabisin djersën dhe gjakun e shqiptarëve... dhe realisht, asgjë për hajër. Asgjë për mbrapshtinë e këtij sistemi të montuar kaq djallëzisht, asgjë për rrënjët që gjenerojnë papushim, ekzema e depresion masiv.
Në këto festat e tyre për mbledhje votash, do n’a shpalosen si gjithnjë sllogane dhe gjetje poetike, ngjyra përzhitëse që të hutojnë dhe të ndjellin dhunshëm psikologjikisht, nëpër shtigje ireale.
Të lumtur janë ata të paktë, që nuk e dinë se rrënjët e këtij shteti janë në ajër, ose më mirë me thënë në baltë e llucë korrupsioni, kontrabandë, krim e gënjeshtra, mashtrim dhe në gjithë aliazhet e pista të shoqërisë së konsumit dhe shumë pak, madje aspak pastërti e siguri, që i duhen themelit të një ndërtese për të qëndruar në këmbë.
Të vjen një moment dhe të gjithë i mbajnë shpresat tek reformat dhe programet ndryshe që shpalosin me muzikë e aheng, që mund e duhet të bëhen në fakt, por kjo është një shpresë e kotë, përderisa rrënjët e gjithë asaj makinerie ushqehen vetëm nga paraja dhe asgjë nga moralja e ideali i shoqërisë.
Në kushte të tilla, edhe sikur këto reforma që shpallen e reklamohen, të realizohen të plota e pa hile nga forcat politike në drejtim, nuk do të munden ta bëjnë ndërtesën shtetërore të qëndrojë si duhet në themelet e veta. Aq më pak do të ndodhë kjo, kur këta “reformistë” e njerëz të “ndryshimit” janë pikërisht ato forca politike, që gjithçka në fjalë e kanë ngritur vetë dhe me qëllim, mbi themele korrupsioni e krimi, nga ku kanë patur e do të kenë mundësi të realizojnë objektivat e dallaveres së tyre, pa të cilat ato do të shpërbëheshin si subjekte politike.
Tashmë jemi bërë shumë, që mendojmë se shkaktarët e vërtetë të mjerimit shpirtëror dhe ekonomik nuk janë budallenj, as edhe të paaftë profesionalisht a mendërisht, apo se, ata nuk marrin vesh nga zanati i tyre! Ata e njohin shumë mirë zanatin dhe misionin e tyre prej oktapodi, për të shfrytëzuar e përvehtësuar pasuritë, që i përkasin popullit. Ajo pse pretendojmë, se jemi ndryshe dhe që na diferencon prej tyre nuk është pra, se ne dimë e ata nuk dinë, por për faktin se mbrojmë interesa të kundërta: Ata mbrojnë interesat e Klanit Grabitës, kurse ne mbrojmë interesat tona si popull!

Qeveritarët "tanë" dhe makutëria e huaj, janë bërë miq, për shkak të pasurisë shqiptare e kombëtare, që kanë grabitur. Prandaj ndryshojmë dhe jemi të papajtueshëm me ta... sepse, ata mbrojnë interesat e Klanit Grabitës dhe jo interesat e popullit!
Por kur reagojnë të munduarit dhe njerëzit e thjeshtë në përgjithësi, fillon tallja e nënçmimi, përqeshja e shpërfillja, jo vetëm prej pushtetit, por edhe nga radhët e tyre, nisin paragjykimet, nga ku fillojnë mosbesimi e situatat qesharake. Kjo për faktin, se jo rrallë, gjatë gjithë historisë njerëzore, heronj janë cilësuar ata që kanë dhunuar e masakruar popujt, ndërsa resistenca dhe etja për liri, pavarësi e barazi janë ndëshkuar nga të gjitha regjimet, pavarësisht nga format e tyre shtetërore... të varjantit diktaturë, apo demokraci.
... Dy dekada kapërcyen nga dita kur në vendin tonë u vendos sistemi i ekonomisë së tregut, alla kapitalizmi popullor, i cili shpalli objektivin kryesor: Ndërtimin e shtetit ligjor, shtetit demokratik të së drejtës. Po cili ishte rezultati?!
Jo vetëm shteti ligjor e i së drejtës nuk është ngritur, por akoma më keq, është deformuar në mendjet e qytetarëve kuptimi për shtetin dhe qeverisjen, duke e konsideruar këtë të fundit jo një institucion të domosdoshëm, që rregullon marrëdhëniet e shtetasve, por një kundërshtar e armik të këtyre të fundit.
Pjesa dërmuese e qytetarëve shqiptarë, përjashtuar një pakicë tepër e vogël, e lidhur drejtpërsëdrejti me pushtetarët aktualë, po të pyeten për shtetin tonë të sotëm, që e kaloi moshën njëzetë vjeçare, do të thonë: Njëzetë vite janë të mjaftueshme për të provuar një sistem shoqëror, që ndonëse zbukurohet me ngjyra e retushe, shtyllat e themeli mbajtës janë të kalbura dhe nuk mbajnë dot as veten e jo më hallet dertet tona.

Autorët e këtij sistemi, janë politikano-pushtetarët tanë borgjezë të mbështetur nga “mjeshtrit ndërkombëtarë”, të cilët po eksperimentojnë tek ne, atë që u ka dështuar dhe po u dështon çdo ditë në vendet e tyre. Janë pikërisht këta autorë që, pasi kanë ngritur një ndërtesë të shtrembër e të deformuar, mundohen t’a drejtojnë e rregullojnë me këmbaleca e pyka, gjë që është e pamundur.
Me reforma gjysmake e hileqare si ajo e Kodit Zgjedhor; me heqje, imunitetesh kur nuk të hyn më në punë, apo duke e përdorur atë për gjueti shtrigash; me ndryshim ligjesh e nenesh të Kushtetutës sa herë nuk u del hesapi, duke e shëndërruar në një rreckë, që vetëm Kushtetutë nuk mund të quhet. Me lojëra ujdish e kompromisesh, me pazare e dallavera, si ato me votime tri të pestat, katër të pestat apo dhe pesë të pestat etj. etj., nuk mund të ngrihet kurrsesi “ndërtesa” e shtetit ligjor.

Me arnime e retushe kjo ndërtesë nuk mban më, jo vetëm nuk bëhet demokratike, por ka mundësi të kthehet në një “ndërtesë” fashiste, pa asnjë dallim nga ajo e Fashios. Dhe siç po duken bathët, kjo e fundit do të ngjasë. Shenjat i ka dhënë me kohë, që me “Gërdecin”, me “21 Janarin” e me veprimet ekstreme që shteti i vetëquajtur demokratik ka praktikuar e praktikon përditë në marrëdhënie me qytetarin, me të varfërin pa mbështetje, me popullin e braktisur.
Prandaj, konkluzioni është më se i qartë, se ky regjim duhet çmontuar në themel, për të vendosur Kushtetën e popullit, të hartuar thjeshtë dhe saktë, me shtyllat bazë të sitemit që dëshiron populli, të shtetit që i duhet shoqërisë shqiptare, për të organizuar një qeverisje të drejtë dhe që i përgjigjet vullnetit të popullit, duke qënë i kontrollueshëm në çdo kohë prej tij.
Thirrjet e çirrjet e shpurës politike aktuale që startoi në vitet ’90, për të bërë shtetin demokratik, ligjor e për qytetarin, u dukën tashmë se ishin përpjekjet e dëshprimit të tyre, pasi i tradhëtuan interesat popullore, pasi gjetën rrugën e shkurtër që i çonte tek xhepi dhe interesat e tyre. Dhe krejtësisht mbrapsh, me këtë instrument të tyre dhe vetëm për qëllimet e oborrit të tyre, kërkojnë të bëjnë sistemin. Ky nuk është as ngatërrim padashje dhe as lajthitja e tyre, por detyra që vjen prej qëllimeve dhe planeve të tyre të mbrapshta, të mbështetura nga “miqtë e Shqipërisë”.

... Kush merr vesh sadopak nga politika në kuptimin e vërtetë të fjalës, e di shumë mirë, se tjetër është shteti, dhe tjetër sistemi shoqëror; dhe se sistemi pjell shtetin e jo shteti sistemin. Si të jetë sistemi shoqëror, natyra dhe ligjet e tij, ashtu do të jetë edhe shteti, që ndërtohet nga vetë sistemi, sipas modelit dhe mënyrës që i duhet, që t’í shërbejë në çdo kohë e në çdo rrethanë.
Si mund të ketë shtet demokratik, shtet të së drejtës në një sistem të padrejtë, siç është sistemi aktual, pavarësisht nga demagogjija dhe ngjyrat e bukura që ka veshur dhe ndërron në çdo stinë?!...
Atë që politika duhet t’a kishte thënë prej kohësh, tashmë e thotë populli i mbetur në udhëkryqin e trishtimit: ky është sistemi i borgjezisë së komanduar prej njerëzve të dyshimtë, sistemi i zhvillimit të pabarabartë, sistemi i shfrytëzimit të njeriut prej njeriut mashtrues, sekser, njeriut me pushtet, pasuri e favore, sistemi i padrejtësisë shoqërore dhe i gënjeshtrave pafund, është sistemi i konflikteve dhe i luftrave të armatosura midis vendeve e popujve, e shumë e shumë të zezave, tashmë të provuara gjatë më se dy shekujve me radhë. Veshja që i bëhet këtij sistemi, me terma mashtrimi e joshës, si “ekonomi e tregut të lirë”, “sistem i vlerave e i shanseve të barabarta”, “kapitalizëm popullor”, etj., etj., nuk i ndryshojnë asgjë sistemit në fjalë.
Pradaj dhe shteti ynë i sotëm nuk do të bëhet kurrë shtet i vërtetë demokratik e ligjor, edhe sikur të ikë Berisha me shokët e vet, sepse sistemi pjell të tjerë Bisha, që ndonëse mund të mos jenë si ai në pamje e në formë, janë njëlloj në përmbajtje, kopje e vetë sistemit, që i nxjerr në krye me mekanizmat e vet të pistë, fiks siç i duhen...
Pra, një sistem i padrejtë, çfarë mund të ndërtojë tjetër, veçse një shtet që legjitimon dhe garanton padrejtësinë dhe të padrejtët?!
Ndërgjegjia e shëndetshme kombëtare është e qartë dhe e bindur, se ndaj kësaj padrejtësie shoqërore me përmasa kaq galopante, i interesuar dhe me frymë reagimi, mbetet të jetë populli dhe sidomos shtresat e rrënuara të shoqërisë.
Përse? Sepse interesaxhinjtë, ata që me zor presin të bëjnë korrupsionin e radhës, mallkojnë e luten për rrëzimin e pushtetit të Saliut, duke vrapuar dyerve të selisë me ngjyra të shplara, apo ndonjë force që i jep shanse personale për të vazhduar aty ku e lanë miqtë e tyre blu.

As pozita dhe as opozita nuk e çojnë mendjen të analizojnë e të pranojnë defektet e gabimet, veçse mbeten të zellshëm të propagandojnë “sukseset e demokracisë”, lirinë dhe barazinë e tyre, si dhe nxënës të bindur ndaj detyrave të Europës, që ajo vetë i ka mësuar t’i quajnë standarte, por që nuk janë gjë tjetër veçse një shërbim i zellshëm i tyre, për të ruajtur me çdo kusht pozicionet e kësaj politike me interesa biznesi.
Të zbulosh gabimet dhe të flasësh për to (siç po bëjnë edhe shumë të tjerë), nuk është ndonjë shpikje e madhe, veçse dëshirë dhe dashuri, për një Shqipëri të progresit dhe për shqiptarët e shumëvuajtur, që ata të mund të flakin tej perden e hekurt të vetizolimit, që po ushqen më shumë se kurrë kjo politikë, që kërkon t’i ketë shqiptarët në rresht, në dy kolona të drejta: pozitarë e opozitarë partiakë.

Mbas kësaj kohe të gjatë me pritje e ëndërrime të kota, lind pyetja: Çfarë duhet bërë pas këtij eksperimenti 22 vjeçar, që prodhoi shkatërrimin e jetës shqiptare, si një dështim i paralajmëruar? Ashtu si në kushtet e çdo eksperimenti, edhe në këtë rast fatkeq (por edhe fat ndjellës) për ne shqiptarë, lind nevoja e korrigjimit të kursit politik, si zgjidhje për Shqipërinë që duam, por që politika aktuale, siç duket ka “turp” t’a thojë! Prandaj, me kurajo dhe pa kurrëfarë ngurrimi, e thotë dhe duhet të veprojë masa e gjërë e njerëzve, që gjinden në batakun e krijuar prej politikës. Pra, ngërrçi i krijuar tashmë, ka vetëm një zgjidhje, vetëm një çelës dhe ai është: reagimi popullor, i vazhdueshëm, sitematik dhe në rritje, sa herë pushteti nuk përmbush aspiratat e popullit dhe interesat e tij.
Dhe, për sa kohë do të mungojë ky reagim popullor, për sa kohë populli nuk do të kontrollojë dhe nuk do t’i kërkojë llogari (pu)shtetit dhe njerëzve të tij, gjithkush do të ndjehet mbret dhe do i shpërfillë detyrimet ndaj shoqërisë, që ka mbetur vetëm duke shpresuar pafund. Ky është çelësi, ky është mekanizmi që mungon dhe që duhet krijuar për të mos lejuar askënd, që të penetrojë në lojrat abuzive e korruptive, që mbjell e rrit një sistem me kaq shumë plagë sociale.

Pra, kjo politikë që i kaloi dy dekadat dhe që njihet me emrin Politika e Tiranës zyrtare, nuk ka më se çfarë t’i thotë shoqërisë shqiptare, për faktin sepse kjo shoqëri, tash pas kaq shumë vitesh, gjendet në udhëkryqin më të trishtë e më të rëndë se sa përpara fillimit të viteve ’90.
Ndalja e këtij regresi fatal, po kërkon forca serioze, që të bëjnë të mundur frenimin e kësaj rrokopuje me rreziqe potenciale në ardhje, pavarësisht pengesave dhe angazhimit dypartiak, për të mos lejuar asnjë frymë tjetër, veç asaj të pushtetit prej sundimtari. Kjo përbën emergjencë për mbarë shoqërinë shqiptare dhe forcat e progresit, kjo përbën detyrën më atdhetare dhe më kombëtare, që Atdheu ynë kërkon sot.
Në këtë situatë ku mbizotëron kriza e indentitetit dhe e besimit mes vetes, thuajse të gjitha partitë janë kapur pas simboleve tona kombëtare, pas flamurit e shqiponjës, pas ngjyrave kuq e zi, aq sa i kanë zhvleftësuar deri në pikën më të fundit. Me patetizmat dhe vjershat e tyre, na kanë bërë lehtësisht të kuptojmë, se ato thirrje, çirrje e përgjërime nuk mjaftojnë, përderisa heshtin përballë plagëve të shumta të shoqërisë, të shkaktuara nga padrejtësia shoqërore, përderisa pajtohen me regjimin shqypës e vrasës.
Shqipërisë nuk i duhet faktorizimi politikë i atyre që janë pjesë e problemit; dhe as politika për politikë, por reagimi popullor për shkuljen e themeleve të pista të këtij sistemi antihuman!
Pra, ilaçi i domosdoshëm për të shëruar përçajen dhe ndarjen e shqiptarëve mes vetes, do të ishte e përbashkëta jonë, ajo që ka cënuar ekzistencën tonë: beteja kundër padrejtësisë shoqërore.

KOMENTE