Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga “Llambi Ziçishti”. Nis rregullimi i saj nga bashkia e Tiranës
English

Rruga “Llambi Ziçishti”. Nis rregullimi i saj nga bashkia e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot, nisjen e punimeve në rrugën “Llambi Ziçishti” dhe segmentin rrugor që lidh rrugën kryesore me varrezat e Sharrës, në zonën e Kombinatit, Njësia Bashkiake nr. 6.

Rruga “Llambi Ziçishti”, me gjatësi 320 metra, një investim prej 13.8 milionë lekësh shtrihet në afërsi të varrezave të Sharrës, deri në kufirin territorial të Bashkisë së Tiranës. Kjo është ndërhyrja e parë që kryhet në këtë rrugë. Ky investim do u japë afro 1 mijë banorëve të zonës, parametra evropianë. Ndonëse shtëpitë janë ndërtuar prej vitesh, kushtet ngjasojnë me gjendjen e para disa viteve të komunave më të thella dhe të harruara të vendit.

“Përkushtimi im, përkushtimi i Bashkisë së Tiranës është që investimet të shtrihen kudo ku shtrihet qyteti, kudo ku ndodhen shtëpitë e qytetarëve. Tirana moderne evropiane fillon nga pragu i derës së çdo qytetari dhe jo vetëm nga qendra dhe kjo rruge është dëshmi e këtij angazhimi. Pas hartimit dhe azhornimit të projektit, në bashkëpunim me Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës dhe brenda një periudhe më të shkurtër se sa 8 muajt e parashikuar në kontratë, siç m’u komunikua edhe nga kontraktori, banorët e kësaj zone do të kenë një rrugë të parametrave evropianë, me ndriçim, gjelbërim, ujësjellës-kanalizime, azhornim të rrjetit elektrik, ndërsa qytetarët e Tiranës do të kenë një akses të përmirësuar në varrezat e Sharrës” – theksoi Kryebashkiaku Basha.

Zoti Basha bëri të ditur se ky nuk është investimi i vetëm i buxhetit të 2012-ës, për Kombinatin, për Njësinë Bashkiake nr.6. - “Aktualisht ka nisur puna dhe së shpejti do të inspektojmë rrugën “Hamdi Cenomeri” dhe po përgatitemi, që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, të çelim punimet edhe në Rrugën e Qelqit”.

Përveç kësaj po investohet edhe në objekte shkollore dhe parashkollore. Në buxhetin e këtij viti është parashikuar rikonstruksioni i kopshtit (rr. “Hamdi Cenoimeri”) dhe ndërtimi i shkollës së re 9-vjeçare, tek ish - Kombinati Tekstil. Vlera e këtyre dy investimeve është 148 650 000 lekë.

KOMENTE