English

Seks në plazh, në mes të ditës

Një çift ka tronditur të gjithë plazhistët, fëmijë, të ritur dhe prindër, pasi ishin duke bërë seks në plazhin Brighton një ndër më të populluarit dhe aq më tepër në mes të ditës.

Çifti nuk dukej aspak si i droguar, ata dukeshin krejtësisht normalë shprehet njëri prej dëshmitarëve Simon Cummins.

Ai tregon se bashkë me miqtë e tij dhe nipërit dhe mbesat ishin duke ecur përgjatë plazhit kur zhurma e britmave të gruas i bënë që të kthenin kokën se ç'po ndodhte, pasi menduan se dikush ishte në vështirësi.

Më pas një burrë tjetër ishte afruar dhe dukej sikur donte të merrte pjesë në lojën e tyre.

"Situata kishte qenë me të vërtetë e tmerrshme, ajo ishte si një orgji apo ditët e fundit të Romës. Ishte një pamje e tmerrshme për të parë." shprehet dëshmitari.

Më pas policia erdhi dhe ka arrestuar çiftin duke dënuar vetëm me një gjobë çiftin.

KOMENTE