English

Autobusi përplaset me çisternën me methanol. 36 të vdekur (VIDEO)

Një autobus dykatësh është përplasur me një kamion që mbante një çisternë me menthanol, lëndë e ndezshme, mëngjesin e sotëm në Kinën veriore në autostradën Baotou-Maoming.

Autobusi është djegur plotësisht ndërsa kamioni duket sikur nuk ka pësuar dëme.

39 persona ndodheshin në autobus kur ai u përplas me çisternën në pjesën e pasme të saj e cila shpërtheu menjëherë dhe ata ishin në gjumë për shkak të distancës së gjatë që kishin përshkuar.

36 prej tyre u dogjën ndërsa vetëm 3 mbijetuan dhe ndodhen në spital.

Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia po heton për kët aksident tragjik.

Kina dallohet për numrin e lartë të aksidenteve rrugore duke krijuar opinionin se pasiguria në rrugë është e lartë.
1299

KOMENTE