Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: brenda shtatorit duhet me patjetër debati për ndryshimet kushtetuese dhe vota për imunitetin
English

Rama: brenda shtatorit duhet me patjetër debati për ndryshimet kushtetuese dhe vota për imunitetin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë një komunikimi me median duke u ndalur në çështjen e heqjes së imuniteteve, theksoi se është e domosdoshme që brenda shtatorit me transparencë të zhvillohen të gjitha diskutimet për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS, me qëllim që vendit t’i jepet një shans për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin tetor. Iniciativën e deputetëve demokratë për t’iu drejtuar Kuvendit me një kërkesë për referendum për heqjen e imunitetit, Rama e cilësoi si një lojë pa top për të hutuar publikun.

Kryesocialisti Rama foli edhe për çështjen e kufirit detar me Greqinë e cila sipas tij duhet të marrë zgjidhje vetëm në bazë të reciprocitetit mes dy vendeve.

Duke u ndalur tek ngjarja e 21 janarit Rama tha se s’ka përgjigje më të mirë për Saliun se sa ajo që i dha xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika: Krimineli kthehet gjithnjë në vendin e krimit dhe ky kthim i Saliut tek 21 janari na kujton se përgjegjësi kryesor për ato vrasje është ende në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë. Herët ose vonë, nënvizoi kreu socialist, Sali Berisha kryeministri shqiptar i datës 21 janar 2011, do të duhet të rrëfehet para drejtësisë për gjakderdhjen e shkaktuar me armët e shtetit me pasojë vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm.

KOMENTE