Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria për herë të parë në Lojrat paraolimpike
English

Shqipëria për herë të parë në Lojrat paraolimpike

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar atletit Haki Doku, i cili do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Paraolimpike Londër 2012.

Në një ceremoni të posaçme zhvilluar me këtë rast, në mjediset e Presidencës ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicolas Cannon, Presidentja e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Ela Tase, si dhe Drejtori i Fondacionit Vodafone, Albi Greva.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Fondacionit Vodafone, i cili është dhe donatori kryesor për atletin paraolimpik shqiptar, paraçiklisti Haki Doku, si dhe Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicolas Cannon.

Pjesëmarrësit e falenderuan Presidentin Nishani për gatishmërinë e treguar në organizimin e kësaj veprimtarie, si dhe për mbështetjen institucionale dhe morale dhënë për atletin Doku.

Presidentja e KOKSH-it, Ela Tase vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të këtyre veprimtarive që dëshmojnë mbështetjen e shtetit shqiptar për sportin, në mënyrë që sporti shqiptar i të gjitha disiplinave dhe niveleve të ketë përfaqësim dinjitoz në veprimtari sportive ndërkombëtare.

Gjatë përshëndetjes së tij, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicolas Cannon u shpreh ndër të tjera se “Kjo ceremoni e organizuar në Presidencë nga vetë Presidenti i Republikës, demonstron qartë që kjo është një fushë ku Shqipëria po ndryshon me hapa të shpejtë. Qeveria qendrore dhe vendore po bëhen të përgjegjshme për çështjen e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar. Publiku po bëhet më i ndërgjegjshëm për nevojat dhe dëshirat e personave me aftësi të kufizuar. Jam i kënaqur që Këshilli Britanik ka qenë aktiv në adresimin e këtyre nevojave. Dua të përgëzoj gjithashtu punën e Fondacionit Vodafone nëpërmjet programit “Bota e Ndryshimit”, i cili nëpërmjet një game të gjerë projektesh mbarëkombëtare përshin njerëzit me aftësi të kufizuara”.

Momenti kulmor dhe simbolik i kësaj ceremonie ishte kur Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi Flamurin Kombëtar paraçiklistit Haki Doku, duke i përcjellë urimet më të përzemërta për suksese në Lojrat Paraolimpike Londër 2012.
Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se atleti Haki Doku falë punës dhe sakrificës së tij do ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë dhe do ta mbajë lart flamurin shqiptar me nder dhe përgjegjësi.

Presidenti Nishani u shpreh i sigurt se pas disa ditësh shqiptari i mirë Haki Doku do të na gëzojë me lajme pozitive në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.

Kreu i Shtetit vlerësoi se pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në një eveniment kaq të rëndësishëm është një moment historik për sportin shqiptar, duke uruar që kjo përvojë në të ardhmen të kthehet në traditë.

KOMENTE