English

Rruga e Barrikadave Tiranë. Arrestohen dy të rrinj, po vidhnin një makinë

Adoleshentët ishin të njohur nga policia pasi kishin kryer vjedhje dhe më parë.

K.Çollaku, 17 vjeç, i dënuar më parë disa herë për vjedhje dhe A.Lataj, 16 vjeç, të dy banues në Babrru, janë arrestuar mbrëmë në rrugën e Barrikadave në tentativë për të vjedhur makinën tip Benz me targë AA502DI, të një shtetaseje.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes, e realizuar në bashkëpunim, ndërkohë dy të arrestuarit kanë qënë autorë më parë të një serie vjedhjesh të kasetofonëve dhe pasqyrave.

KOMENTE