Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të shtëna armësh në Prishtinë. 2 të plagosur te kinemaja ABC
English

Të shtëna armësh në Prishtinë. 2 të plagosur te kinemaja ABC

Të shtënat me armë kanë tronditur qytetarët në rrugën “Rexhep Luci”, pranë kinemasë ABC ku kanë mbetur 2 të plagosur.

Pak çaste më parë kanë ndodhur të shtëna me armë në rrugën Rexhep Luci ndërmjet disa vetave, ndërkohë që në të shtëna duket të jetë përfshirë edhe policia pohojnë dëshmitarët e rastit. Rreth orës 12.15 minuta në rrugën Rexhep Luci janë dëgjuar pesë-gjashtë të shtëna, duke lënë të plagosur lehtë të paktën dy veta, ndërsa vendngjarja është rrethuar nga një numër i madh policish, duke ndërmarrë edhe masat e nevojshme për sigurimin e vendit të krimit. Dëshmitarët kanë parë të paktën një polic me këmishë të bardhë të ketë ndërhyrë me armë për të çarmatosur grupin e përfshirë në konflikt, ndërsa mendohet se edhe dikush nga civilët e përfshirë në konflikt të ketë qenë polic civil. Nuk ishte i vogël edhe numri i policëve civil që ndihmuan në shuarjen e konfliktit. Ndërkohë arritën në vendngjarje edhe dy autoambulanca, duke marrë njërin nga të plagosurit lehtë dhe një tjetër po ashtu të plagosur lehtë, që ndodhej në kafiteri. Policia ka konfiskuar dy revole, njëra e cila ruhej në tokë nga disa policë si provë e vendngjarjes, e të cilën i plagosuri në mes të turmës së policëve ka provuar ta merrte dhe tjetra në veturën Mercedes ML me targa RKS 01 – 710- CO.

KOMENTE