Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Valë arrestimesh në Tiranë. Emrat
English

Valë arrestimesh në Tiranë. Emrat

Bledar Selmanaj 30 vjeç , Fatjon Perzhita 32 vjeç, Durim Onuzi 26 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje janë arrestuar nga policia e Tiranës të dyshuar për disa vjedhje në kryeqytet.
30-vjeçari Selmanaj është kapur në flagrancë gjatë tentimit të vjedhjes së banesës së shtetasit N. Q. në rrugën "Fuat Toptani" ndërsa rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera.
32-vjeçari Perzhita akuzohet se ka vjedhur dyqanin e syzeve në pronësi të shtetasit J. D. ndodhur me date 13.07.2012, rreth ores 04.00, në rrugën "Shyqyri Bërxolli" Tiranë.
Durim Onuzi, dyshohet se ka vjedhur me dhunë nga qafa varëset e shtetases L. T.

Ardian Cemeta, banues në fshatin Priskë e Vogël, Komuna Zall Herr në Tiranë si dhe vëllai i tij Behar Xhemal Cemeta, 44 vjeç i cili është në kërkim, akuzohen për prodhim të lëndës narkotike.

Arrestimi i shtetasit Adrian Cemeta u be, sepse me date 28.08.2012, ora 14.00, pas vleresimit te informacioneve te administruara në fshatin Priskë e Vogël, pikërisht në tokën mbrapa shtëpisë pronë e vëllezërve Ardian dhe Behar Cemeta, u gjet një sipërfaqe toke e mbjelle me 19 (nëntëmbëdhjetë) rrënjë bimë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tyre, u gjet një armë zjarri tipit pushkë mod-Kinez, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe i përket shtetasit Ardian Cemeta.

KOMENTE