English

Frederik dhe Jurgen Marku qëllohen me armë në qytetin e Shkodrës

Pasditja e sotme për qytetin e Shkodrës ka qënë jo e qetë. Frederik dhe Jurgen Marku 47 dhe 20 vjeç, babë e bir janë qëlluar me armë nga persona të panjohur pranës spitalit të Shkodrës.

Frederik dhe Jurgen Marku nga Thethi, banues në Tiranë ndodheshin në makinën tip Foristradë me targa TR 3413 T, kur u qëlluan nga dy persona me motor.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Burimet e policisë njoftojnë se kanë identifikuar autorët dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Arsyeja mendohet të jetë larje hesapesh si dhe për blutë e Shkodrës, Frederik Marku figuron si një person me precedent penal.

KOMENTE