Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji për menaxhimin e integruar të ujrave
English

Ligji për menaxhimin e integruar të ujrave

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme mori në shqyrtim projektligjin për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Duke folur mbi këtë projektligj, kryeministri u shpreh ujërat janë pasuria më e madhe e këtij kombi, pas njerëzve. Kryeministri qartësoi se ky ligj iu jep përgjigje problemeve themelore ndaj kësaj pasurie të madhe kombëtare, shfrytëzimit të saj racional të të gjithë aspekteve dhe drejtimit, mirëmenaxhimit dhe përgjegjësive konkrete përkatëse për menaxhimine tyre.

“Në këtë mbledhje ne miratojmë ligjin për menaxhimin e integruar të ujërave. Ujërat janë pasuria më e madhe e këtij kombi , pas njerëzve dhe e tillë do të mbetet ajo. Vlera e tyre veçse rritet gjithnjë e më shumë sepse nevoja për to rritet dhe burimet nuk janë aq të mjaftueshme. Ndaj dhe ky ligj u jep përgjigje problemeve themelore ndaj kësaj pasurie të madhe kombëtare, shfrytëzimit të saj racional të të gjithë aspektet dhe drejtimet, mirë menaxhimit dhe përgjegjësive konkrete përkatëse për menaxhimin e tyre.

Ligji është hartuar mbi bazën e një ekspertize të gjerë dhe është një nga ligjet më të domosdoshme për menaxhimin e ujërave në të tërësi, por edhe për mbrojtjen e mjedisit. Nuk duhet të harrojmë se këto janë elementë thelbësorë." u shpreh kryeministri.

KOMENTE