English

Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”

Ligji “Për nëpunësin civil i hartuar me një ekspertizë 4 vjeçare të kompanive prestigjoze të kontratuara nga BE, konsolidon më tej këtë shërbim të rëndësishëm për vendin

Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i jep një bazë ligjore të re funksionimit të administratës publike.

Kryeministri Berisha veçoi nga rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave, disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, për të cilat kryeministri u shpreh se kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve të qeverisë dhe të maxhorancës të obligimeve për statusin e anëtarësimit të vendit, në BE.

Kryeministri u ndal veçanërisht në dy projektligje, atë “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe projektligjin “Për nëpunësin civil”. Duke i vlerësuar ligjet tejet të rëndësishme për plotësimin e njërës prej kërkesave të parashtruara para qeverisë shqiptare, kryeministri theksoi se pavarësisht bllokimeve të vazhdueshme në parlament të ligjeve me rëndësi jetike, qeveria do të bëjë gjithçka për përmbushjen e detyrimeve të saj, ndaj integrimit të vendit.

Duke u ndalur posaçërisht në ligjin për nëpunësin civil, kryeministri bëri të ditur ai është hartuar me një ekspertizë 4 vjeçare të kompanive prestigjoze të kontratuara nga BE. Duke e vlerësuar shumë të përshtatshëm hartimin e tij në konsolidimin e mëtejshëm të këtij shërbimi, kryeministri sugjeroi se duhen marrë parasysh edhe praktikat më moderuara të disa vendeve perëndimore, në të cilat ky shërbim është i ndarë nga veprimtaria politike. “Ky ligj është një ligj i shkëlqyer që konsolidon më tej shërbimin, por disa ndërhyrje janë të domosdoshme. Ndonëse për hir të së vërtetës ekspertët nuk kanë sugjeruar një ndarje të këtij shërbimi nga politika unë mendoj se në politikën e konsoliduar të disa vendeve perëndimore, kjo ekziston dhe ne duhet ti përmbahemi kësaj praktike sepse është interesi më i mirë i këtij shërbimi, sepse ky shërbim është një pasuri e madhe kombëtare dhe mirë është që ky shërbim të qëndrojë jashtë betejave politike.”, tha kryeministri.

Për sa i përket projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, kryeministri u shpreh se ligji i hartuar me nje ekspertizës të gjerë, i jep një bazë ligjore të re funksionimit të administratës publike, e cila ka rëndësie jetike për vendin.

Kryeministri theksoi se të dyja këto ligje qartësojnë kriteret e punësimit në këto shërbime, duke i dhënë atributet përkatëse punonjësve të shërbimit civil dhe punonjësve të administratës publike dhe duke vlerësuar meritën si një kriter të rëndësishëm në këtë proces. “Në mënyrë jo të shpeshtë, por sigurisht ndodh që individë që kanë studiuar në universitet më të mira , që kanë bërë një seri punimesh shkencore me nje impakt të madh i gjejnë dyert të mbyllura. Është e domosdoshme që një akt i veçantë të parashikojë të gjitha dyert e hapura për ta në universitet në administratën publike dhe në shërbimin civil . Dhe këto ligje duhet të marrin detyrimisht dhe marrin parasysh këtë kriter.

KOMENTE