English

100 vjeçari Preston Carter, aksidenton 11 persona

Pranë një shkolle fillore në Los Anxhelos, SHBA, një burrë 100 vjeçar i cili ngiste makinën e tij tip Kadillak i vjetër, ka aksidentuar 11 persona, ku 9 prej tyre ishin fëmijë.

Të gjithë të aksidentuarit u dërguan në spital por burime nga spitali njoftuan se 4 fëmijë ishin në gjendje kritike për jetën por që shpresat janë përsëri të mëdha për të kaluar rrezikun për jetën.
Fëmijët dhe prindërit po blinin sanduiçë dhe akullore pranë një kioske afër shkollës kur aksidenti ndodhi.

Pas marrjes në pyetje të 100 vjeçarit Preston Carteri cili në 5 shtator mbush plot 100 vjeç, ai ishte shprehur:
" “Është faji i frenave të makinës, ato dështuan. Ndiej keqardhje të madhe dhe ndihem i pikëlluar për këtë ngjarje, s’do ta kisha bërë kurrë me vullnet një gjë të tillë. Më vjen shumë keq për fëmijët dhe lutem që të shpëtojnë”.
Ndërkohë specialistët thonë se nuk është e vërtetë, por duke marrë parasysh moshën ai pasi ka dalë nga një dyqan ushqimoreje, ndezi makinën në vend që të fuste marshin si zakonisht, futi marshin e ecjes mbrapsht dhe i dha gaz mjetit pa e kuptuar se çfarë po bënte.

KOMENTE