Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Farmacisti pyet kolegen: Cili pozicion seksi të pëlqen?
English

Farmacisti pyet kolegen: Cili pozicion seksi të pëlqen?

Një farmacist ka marrë një vërejtje me paralajmërim për përjashtim nga puna lidhur me sjelljen e tij ndaj 3 kolegeve femra dhe ato farmaciste.

Khalil Jamil pyeti një nga koleget e tij rreth pozicionit të saj të preferuar gjatë një mardhënie seksuale si dhe hobitë e saj rreth kuajve.

Por këshilli drejtues farmaceutik vendosi se sjellja e tij nuk kishte motiv seksual edhe pse ai ka bërë pyetje pavend dhe rrinte shumë i afruar me koleget e tij kur bisedonte me to, iu dha vetëm një paralajmërim zyrtar.

Këshilli drejtues justifikoi vendimin e dhënë pasi prejardhja e tij nga një komunitet mysliman i rreptë tregon se ai ishte i panjohur për të punuar në një mjedis të tillë të hapur me me gra, dhe aftësitë themelore shoqërore të tij nuk ishin në nivelin e duhur dhe se ai nuk kishte të kuptuarit e sjelljes së duhur.

Këshilli gjithashtu mori parasysh faktin se Jamil kishte kompensuar veprimet e tij duke qënë tepër i saktë dhe korrekt në punën e tij profesionale.

Kryetari i këshillit Patrick QC Malmo ka thënë: "Ai ka këtë lloj sjellje pasi vjen nga një sfond shumë i kufizuar, me një jetë pak sociale, dhe ku nuk mund të punojnë burra dhe gra bashkë.
"Atij i mungonin aftësitë sociale, dhe kishte pak njohuri se si duhet të jetë kur punon me kolegët".
"Ai nuk ishte në gjendje të bëjë dallimin në mes të miqësisë, shoqërisë dhe familjaritetit".

Jamil kishte thënë në seancë se ai nuk kishte asnjë dëshirë për të qenë në një marrëdhënie me gruan duke thënë: "Unë mendoj se u solla mirë, nuk e ofendova dhe se unë punoj shumë".
Ai shtoi se të njëjtën pyetje i ka bërë dhe një farmaciste tjetër në vitin 2009.
Ai i pranoi të gjitha ato çka koleget kishin thënë por mohoi se ato kishin synim seksual.
Ai është paraljamëruar dhe të ketë kujdes në të ardhmen. Por familja e tij dhe ai vetë ndihet të dëmtuar emocionalisht.

KOMENTE