English


Haxhinasto-Beqaj. Prioritet tregu i gazit natyror

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto priti sotnjë takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës z. Besim Beqaj. Gjatë takimit u vlerësua karakteri strategjik i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat synojnë të shndërrohen në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e dy vendeve, për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Të dyja palët vlerësuan trendin pozitiv në rritje sa i takon shkëmbimeve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve, ndërsa theksuan se ka ende vend për rritjen, zgjerimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, investimeve në infrastrukturë, turizëm, krijimin e një tregu unik energjetik, etj.

Të dy homologët vlerësuan se një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi është zhvillimi i sektorit dhe tregut të gazit natyror, si dhe integrimi i sistemeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, për shfrytëzimin e potencialeve energjetike ujore të Shqipërisë, dhe ato të rezervave të qymyrit të Kosovës.

Ka ardhur koha që vullneti dhe gatishmëria politike të institucionalizohet me një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, theksuan palët, ndërsa u ra dakord që mbledhja e sesionit të parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Kosovë, të mbahet brenda këtij viti.

KOMENTE