English

Përfundon proçesi i amnistisë (VIDEO)

Ashtu siç ishte njoftuar 31 gushti ka qënë dita e fundit për të gjithë ata që donin të përfitonin nga amnistia për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Afati i parë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme ka qenë 31 marsi, po ky afat u shty pasi pati një fluks të qytetarëve të cilët kërkonin të rivlerësonin banesat e tyre. Gjithashtu një tjetër arsye për shtyrjen e aftit ishte edhe ardhja e emigrantëve gjatë verës, të cilët sipas të dhënave kanë përfituar prej këtij procesi.
Skema e rivlerësimit u miratua prej qeverisë, pasi ata qytetarë që shesin shtëpitë e tyre paguajnë 10 për qind taksë të diferencës mes çmimit të shitjes dhe çmimit që kanë paguar kur i kanë privatizuar apo blerë këto shtëpi para disa vitesh. Kjo bën që detyrimet në rast të shitjes së një shtëpie të ishin shumë të larta.
I gjithë ky proçes ka rezultuar me të ardhura të larta në buxhetin e shtetit.
1310

KOMENTE