Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e brendshme: Masat për përballimin e zjarreve
English

Ministria e brendshme: Masat për përballimin e zjarreve

Prej më shumë se dy muajsh, Shqipëria po përballet çdo ditë me vatrat e zjarrit, të cilat, në shumicën dërrmuese janë vepër e individëve të papërgjegjshëm. Gjatë kësaj periudhe, të gjitha strukturat e shtetit, duke filluar nga Kryeministri, Ministria e Brendshme e strukturat e saj, Ministria e Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri maksimale për të shpëtuar pasurinë kombëtare, pasuritë e çdo qyetari dhe, mbi të gjitha, për të mos lejuar që asnjë jetë njerëzore të vihet në rrezik.

Me mijëra efektivë të Shërbimit zjarrfikës, Shërbimit pyjor dhe Forcave të Armatosura me devotshmëri dhe sakrificë, ditën edhe natën, kanë vijuar dhe vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll, izoluar dhe fikur zjarret.

Për fat të keq, sikundër të gjithë ndjekim nga edicionet informative, furria e zjarreve në vendet fqinje dhe më gjerë, ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe ka vënë në rrezik jetë njerëzish.

Masat e marra paraprakisht, por edhe mobilizimi i çdo strukture të shtetit shqiptar, jo vetëm ka bërë të mundur shmangien e situatave dramatike, si ato që po përjetojnë fqinjët tanë, por, mbi të gjitha, nuk kanë lejuar dëmtimin e pronës apo rrezikimin e jetës së banorëve në të gjitha ato zona ku janë krijuar vatra zjarri. Për më tepër, si rezultat i veprimeve efikase të Policisë së Rendit është mundësuar kapja e 67 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Në mënyrë të përditshme Ministria e Brendshme ka informuar mbarë opinionin publik për të gjitha operacionet për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit dhe forcave dhe mjeteve të angazhuara në terren.

E ndërsa të gjithë prisnin, që opozita dhe kreu i opozitës të dënonin me forcë zjarrvëniet e qëllimshme, me kaqardhje të gjithë konstatuan sërish një gjuhë fyese e shpërfillëse ndaj gjithë atyre që prej javësh të tëra përballen me zjarret, që prej muajsh janë privuar nga familjet e tyre, por qëndrojnë në vijë të parë për fikjen e zjarreve.

Ministria e Brendshme i bën apel kreut të opozitës, që në sinkron me ndjeshmërinë dhe kërkesën e mbarë opinionit publik, në vend të fërkimit të duarve në situata të tilla me shpresën se fiton kapital politik, të bëjë apel për ndëshkime më të ashpra ndaj gjithë atyre që shkatërrojnë pasuritë kombëtare dhe të individit.

Nuk është koha për t’u fryrë zjarreve të përfitimit politik, por është koha për të shprehur solidaritet me çdo banor të këtyre zonave dhe vlerësim për të gjithë ata punonjës të shtetit, të cilët sakrifikojnë gjithçka, vënë jetën në rrezik për të shpëtuar pyjet, ullishtet, shtëpitë dhe jetën e çdo qytetari të këtij vendi.

KOMENTE