English

Pacienti qëllon mjekun me karrige në kokë

Është qëlluar me karrige në kokën në dhomën e vizitave mjeku i spitalit të Korçës pneumologu Thoma Nini.

Mjeku 57 vjeçar është qëlluar në krye të detyrës nga pacienti 61 vjeçar Hajder Bregu i cili kishte një javë si pacient i shtruar i atij spitali.


Policia ka arrestuar autorin pas plagosjes së mjekut.
Ndërkohë mjekët kanë pohuar se nuk është rasti i parë i një ngarje të tillë dhe se do të organizojnë një protestë ku do të kërkohet më tepër siguri për mjekët gjatë ushtrimit të profesionit.

KOMENTE