Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Të gjitha rrugët e Tiranës janë njëlloj, nuk ka dallime mes tyre
English

Basha: Të gjitha rrugët e Tiranës janë njëlloj, nuk ka dallime mes tyre

Bashkia e Tiranës, dhe personalisht vetë kryetari i bashkisë Lulzima Basha kanë përuruar fillimin e punimeve të rrugës “Bajram Allaraj”.
Me një investim prej rreth 17.8 milionë lekësh projekti i kësaj rruge me gjatësi prej 620 ml parashikon ndërtimin e trupit të rrugës me gjerësi 6 m, (2 x 3 m), trotuare në të dy anët me gjerësi 1,1 m; rrjetin e kanalizimeve të ujrave të shiut; ndriçim rrugor dhe gjelbërim. Punimet në këtë rrugë, të cilat u përfshinë në buxhetin e vitit 2012, pas kërkesës së bërë nga vetë banorët, janë inspektuar sot nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

“Rruga “Bajram Allaraj” ndodhet në një nga zonat e reja të Tiranës, jemi mësuar ti quajmë edhe zona informale por që në fakt sot përbëjnë afro gjysmën e qytetit, për nga shtrirja dhe popullsia që jeton në to. Rruga do u shërbejë 1500 banorëve të kësaj zone të qytetit dhe është pjesë e zotimit tonë, që të trajtojmë pa asnjë diskriminim çdo pjesë të qytetit, nëse është qendër apo periferi. Të gjithë do të përfitojnë dhe po përfitojnë nga investimet e Bashkisë së Tiranës” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri të ditur dhe 4 projektet e tjera që nisin gjatë kësaj jave zbatimin, në kryeqytet.

“Po këtë javë, nisin investimet në katër rrugë të tjera të qytetit, tek “Odise Grillo”, rruga që lidh “5 Majin” me “Selaudin Zorbën”, tek “Marko Boçari” dhe tek blloku mes rrugës së “Dibrës”, “4 Dëshmorëve” dhe rrugës “Bardhyl”. Në tërësi, 47 projekte rrugësh do të jenë në avancim të plotë, deri në muajin tetor dhe këto projekte do të përfundojnë brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Përveç këtyre, Bashkia po vazhdon përpjekjet për të finalizuar projektet dhe për të nisur investimet në 12 blloqe urbane si dhe 22 objekte shkollore dhe parashkollore anembanë qytetit”.

Zoti Basha ka theksuar se edhe projekt-buxheti i vitit 2013, që është drejt finalizimit do i nënshtrohet një konsultimi të gjerë me komunitetin, në mënyrë që pavarësisht nevojave të mëdha që ka qyteti, puna të nisë me ato rrugë të cilat janë prioritare për komunitetin.

“Ky buxhet parashikon ndërhyrjen më të madhe që qyteti ka njohur ndonjëherë dhe i paraprin një buxheti tjetër, i cili po përgatitet dhe do konsultohet po kështu me komunitetin, në mënyrë që në gamën e madhe të nevojave që ka ky qytet, sepse si kjo kemi me dhjetëra, qindra rrugë anembanë qytetit, ne të nisim nga ato rugë të cilat komuniteti i cilëson si prioritare”

KOMENTE