Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshime në kontratën për financimin e projektit të rrugës Fier – Tepelenë
English

Ndryshime në kontratën për financimin e projektit të rrugës Fier – Tepelenë

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori sot në shqyrtim dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2 në kontratën financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Fier – Tepelenë”.

Ndryshimet në marrëveshje kushtëzohen, ndër të tjera, nga një ndryshimi i politikave të BEI-t për normat e interesit. Aktualisht BEI po aplikon politika të tjera interesi krahasur me vitin 2005, kohë kur është lidhur kontrata me qeverinë shqiptare. Banka nuk ofron më aplikimin e normës variabël të interesit me marzh të ndryshueshëm, por aplikon normë variabël të interesit me marzh të fiksuar, përve normës së fiksuar të interesit, që ka qenë dhe vazhdon të jetë e aplikueshme.
Ndryshimet paraqitet me qëllim eleminimin e vonesave në disbursim dhe përfundimin me sukses të këtij projekti të rëndësishëm.
Institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj marrëveshjeje janë Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

Po sot, komisioni miratoi edhe kalendarin e punës së komisionit për javët në vazhdim.

KOMENTE