Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fillojnë aplikimet për bursat e FRESH
English

Fillojnë aplikimet për bursat e FRESH

Me nisjen e vitit të ri akademik 2012-2013, Sekretariati i Rinisë dhe Emigracionit të Partisë Socialiste hap procesin e aplikimit për bursa në dy programe studimore: 20 bursa për programin Bachelor dhe 4 bursa për programin Master.
Ky aplikim është i vlefshëm për të gjithë studentët, nën 27 vjeç, që janë anëtarë të FRESSH dhe Partisë Socialiste dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta për kualifikimin e mëtejshëm në shkenca sociale.
Dokumentacioni që duhet dorëzuar për aplikim është si mëposhtë:

· Formular që vërteton gjendjen ekonomike familjare
· Fotokopje e mesatares së vlerësimit akademik të ciklit të fundit shkollor të përfunduar
· Vërtetim për kohën e angazhimit në parti dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e saj (vërtetim nga Kryetari I rrethit të PS).

Dokumentet e lartpërmendura mund të postohen në adresën e Partisë Socialiste, ose kopjet e skanuara mund të dërgohen elektronikisht në adresën e emailit.

……………………………………………………….
Sekretariati i Rinisë dhe Emigracionit
Partia Socialiste e Shqipërisë
Adresa: Sheshi “Austria”, Nr. 91
Tiranë, Shqipëri

E-mail: fresshaplikim@gmail.com
……………………………………………………..
Periudha kohore për aplikim: 4 shtator – 20 shtator
Përgjigja mbi fituesit e bursave: 27 shtator

Partia Socialiste promovon nga brenda shtëpisë së saj meritokracinë; një nga vlerat më të larta social-shoqërore. Ne i japim mundësi të barabarta kujtdo të riu apo të reje, që jeton në kryeqytet, qytet apo fshat. Shqipëria e së nesërmes, nis sot!

KOMENTE